top of page

Në daçi më shani, në daçi më mallkoni, e në daçi më kuptoni, e në daçi jo…

19 hours ago
2 min read

Por më dëgjoni e lexoni kur ju them:


Nuk ka asnjë Revolucion që po ndodh në Shqipëri.


Nuk po ndodh asnjë Revolucion.


Nuk ka Protesta.


Nuk ka Flamingo.


Nuk ka Studentë.


Nuk ka Pedagogë.


Nuk ka Rini…


Nuk ka…


Nuk ka.


E kur them nuk ka, nuk po them se nuk dalin në shesh qytetarë të thjeshtë që ndihen e besojnë se janë Flamingo, Rinia, Studentë, Popull, etj…


Për çdo qytetar të thjeshtë, të ndershëm Protestues, të Revoltuar, Besimplotë e Shpresimtar, kam vetëm nderim e respekt e vlerësim të pamatë, plot dashuri e përunjësi.


Por ka një ndryshim mes Pranisë së Qytetarit / Qytetarëve dhe “Ngjarjes”/“Ngjarjeve”, “Emërtimit të Ngjarjes/Ngjarjeve”…


Një qytetar ka plagë dhe duf e mllef e zemëratë e pakënaqësi e ka të drejtë absolute të shpërthejë…


“Ngjarja”/“Ngjarjet” dhe “Emërtimi i Ngjarjes/Ngjarjeve”, është Industri.


E pas Industrisë ka Matrapazë…


Për këto e këta po flas e shkruaj unë çdo ditë prej 5 muajsh a më tepër, për Industrinë e Protestave dhe Matrapazët e Zemëratës.


A ka qytetarë që Protestojnë?


Poooo, padiskutim që po.


A ka studentë që Protestojnë?


Pooooo, pa diskutim që po.


A ka qytetarë e studentë që besojnë me shpirt e zemër tek këto Protesta?


Pooooo, pa diskutim që po.


Por a janë këto Protesta, Revolucioni, Revolta, Ngjarja e Vërtetë e Ndryshimit?


Joooooo, e joooo, dhe jo.


Më vjen keq, por jo.


Unë e kam thënë që ditën e parë që nisi gjithçka në 29 maj me Zvërnecin, se ky është Mashtrimi më i Madh që po u bëhet shqiptarëve nga Regjimi dhe Elitat Sunduese, majtas e djathtas në Shqipëri.


E çdo ditë e kam thënë, e përsëris dhe e ritheksoj edhe me më shumë bindje.


Nuk ka Revolucion, është Mashtrimi më i Madh.


Nuk ka Protesta, është Mashtrimi më i Madh.


Nuk ka Studentë e Rini, është Mashtrimi më i Madh…


Mbajeni mend, Regjimi i Tiranës dhe Elitat Sunduese Majtas e Djathtas të Tiranës, po bëjnë maskaradën më të sofistikuar për të na përsëritur skenarin e 1990s, të Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës me Katovicën e Vjetër.


Këta të sotmit po bëjnë Katovicën e Re.


Sot e 5 muaj e di dhe e kam parë që as më kuptoni e as më lexoni e as më dëgjoni…


Por…


Koha do ta tregojë…


Do më kujtoni pas pak muajsh..


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page