Edhe 10 ditë…
- Arian Galdini

- 2 hours ago
- 1 min read

Jo për të bërë namin, jo.
Edhe 10 ditë për të ndërtuar vetveten, udhën, të vërtetën e thjeshtë.
Nuk është Revolucion.
Është Rinisja.
Nuk është Protestë.
Është Shqipëria Mendonjëse.
Nuk është as Përçarje.
Është dëshmia e një rruge ndryshe.
Nuk është kundër askujt.
Është për një Shqipëri të Urtisë e Paqes.
Nuk jemi as duke shfrytëzuar Protestat, as Revolucionin, as Flamingot, e askënd.
Nuk po sfidojmë e as po matemi e as po përçajmë, as Protestat e as Revolucionin e as Flamingot, e askënd.
Nuk kemi patur, e as kemi asnjë lidhje a ndërlidhje me Protestat, Revolucionin a Flamingot.
Duam vetëm të shpalosim vizionin e rrugen e udhën tonë, në të drejtën tonë, e veç me tonat e si gjithmonë pa leje nga Regjimi, pa kamera e pa media. Ne jemi Rinisja, e në dt 21 gusht, ora 18.00, ftojmë ata shqiptarë që si ne, besojnë tek Shqipëria Mendonjëse të na bashkohen. Ne do të jemi aty🇦🇱🫶🙏
.png)



Comments