Edhe 3 ditë… 21 gushti po vjen…

Për ne të Rinisjes, kjo datë na rikujton e rithekson se kur lindëm 6 vjet më parë, nuk u shuam nga mosarritja e betejës së parë elektorale ku morëm pjesë.
Përkundërazi, fill pas rezultatit zyrtar zhgënjyes të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ne rimblodhëm forcat dhe 5 vjet më parë në 21 gusht 2021, organizuam Marshimin e Dinjitetit.
5 vjet më pas, ne deshmojmë se nuk u shuam, nuk u shitëm, nuk u tjetërsuam, nuk u dorëzuam, edhe pse kemi kaluar kohë mpakjeje, mosarritjesh e rraskapitjeje në qëndresë.
E ku ka më bukur sesa 5 vjetori i Marshimit të Dinjitetit, që ne të rimblidhemi, rigrupohemi, e tia rinisim me Marshimin e Rinisjes.
Në dt 21 qershor, ora 18.00
Sheshi Skënderbej
Përballë Opera, tek Flamuri i Madh Kombëtar tek Shkallët e Operas.
Shihemi aty.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini





Comments