top of page

Edhe 4 ditë nga 21 gushti…

Aug 17
1 min read

Nuk kemi thënë kurrë se do bëjmë namin..


Edhe po të duam, nuk mundemi…


Ne nuk jemi në media…


Asnjë media, as e madhe e as e vogël, as e rëndësishme e as e parëndësishme, nuk pasqyron asgjë, asgjë, asnjë gërmë për 21 gushtin tonë.


Ne nuk kemi investitorë, financues, Gofundme, etj, etj, etj…


Ne nuk kemi Kamera Televizionesh e as vëmendje Portalesh.


Nuk kemi as algoritmin e Rrjeteve Sociale…


Të gjitha i kanë ata që shërbejnë diku, për dikë e për diçka.


Ne kemi zero media, zero financime, zero logjistikë, zero pakte e marrëveshje me Oligarkë, Pronarë Mediash, Politikanë apo Qehajaj a Çifligarë të Regjimit.


Ne jemi veç ne.


Kemi modestisht Rrjetet tona Sociale, thirrjen tonë dhe zemrën e çiltër e gatishmërinë për me ia nis e rinis.


Kush do të na bashkohet, na gjen në dt 21 gusht, ora 18.00 në Sheshin Skënderbej.


Kush kërkon alternativën e ndryshimit, pa leje e pa pakte me Regjimin, na gjen në dt 21 gusht, ditë e premte, ora 18.00, në Sheshin Skënderbej.


Mos na kërkoni në media.


Na gjeni vetëm në Rrjetet tona Sociale.


Mos na kërkoni me zhurmë.


Vijmë me zemër.


Mos na kërkoni me numra të mëdhenj.


Vijmë aq sa jemi por të vërtetë.


Kush e do të vërtetën, e gjen Rinisjen.


Shihemi në 21 gusht, ora 18.00.


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page