Edhe 5 ditë…
- Arian Galdini

- 1 day ago
- 2 min read

Shpesh na kanë pyetur: Ku jeni?
Ne nuk kishim ndryshuar as vend, as qëllim e as veprim.
Thjesht njerëzit kishin ndryshuar fokusin.
Shihnin e ndiqnin të tjerë, e na pyesnin neve: Ku jeni?
Njerëzit ua jepnin mbështetjen, praninë, inkurajimin, fuqinë vepruese, besimin realizues, të tjerëve, e na pyesnin neve: Ku jeni?
Por ne nuk kemi ndryshuar kurrë as vend, as qëndrim, as qëllim, as përditësi komunikimi, as veprim.
Njerëzit filluan të ndiqnin të tjerë, e nuk na shihnin e as ndiqnin më, e na pyesnin: Ku jeni?
Duruam. E pranuam që për 3 a 4 vite, u mpakëm dhe qëndruam aty ku kemi qenë gjithmonë, ata që kemi qenë gjithmonë, të njëjtet.
Na braktisën, na hoqën shikimin, na hoqën vëmendjen, na lanë në harresë shumë njerëz, që më pas na pyesnin: Ku jeni?
Ne jemi këtu. Njëlloj. Të pa shfokusuar. Të pandryshuar. Të njëjtët.
Ju që na keni pyetur: Ku jeni?, e keni shansin në dt 21 të vini të na rigjeni.
Kur ju nisët të shihni e ndiqni të tjerë, nuk ishte faji ynë e as përgjegjësia jonë.
Kur ju heshtët, na latë, u hutuat, u shkëputët, u zemëruat, u mërzitët, na braktisët, ose duke parë punët tuaja, ose duke sprovuar zhgënjimet tuaja, ose duke u shfaqur në mbështetje, beism e inkurajim të të tjerëve, nuk ishte as faji e as përgjegjësia jonë.
Sepse ne nuk kemi lindur për të ndjekur erën. Ne kemi lindur për ta ndryshuar erën.
Ne jemi këtu njëlloj.
Kush na ka gjetur në 2020 - 2021, në Faqen e Facebook të Arian Galdinit, na rigjen po aty njëlloj, çdo ditë, pa asnjë ndryshim…
1 njeri, 1 celular, 1 Faqe Facebook, 1 Histori e Mrekullueshme Njerëzore, e sot shumë njerëz, 1 Komunitet krejt i Vogël por Solid, 1 Rinisje…
Kush do që të na rigjejë, e kush pyet: Ku jeni?, iu themi: Aty ku na latë…
Por më të mirë, më të qartë, më të pjekur, duke ia rinisur.
Të pandryshuar, të pashitur, të padorëzuar, të patjetërsuar, të pa bërë pis.
Jemi att ku na latë.
Na gjeni e rigjeni, aty ku na latë.
E nëse doni, në dt 21 gusht, ora 18.00, na gjeni e rigjeni në Sheshin Skënderbej…
Bekime e përqafime,
Arian Galdini
.png)



Comments