top of page

Edhe diçka tjetër me rëndësi..


Unë nuk gëzohem, as ankohem e as viktimizohem, pse nuk jam në media.


As ma ndjen fare për mediat. Fare.


E as që dua të jem në to nëse çmimi për të qenë në mediat shqiptare është humbja e vetvetes, apo kompromisi a pati me Regjimin, me Oligarkët, me Pronatët e Mediave, Grupet Kriminale, Fondacionet e Huaja apo Shërbimet Sekrete të Huaja…


Nuk ma ndjen fare as për hapësirën mediatike e as për mediat e Shqipërisë.


Rrini të qetë.


Sqarimet e vazhdueshme që bëj, janë pikërisht sepse ka shumë njerëz të cilët ngase nuk më shohin në media, dhe e keqkuptojnë mospraninë në media si tërheqje, dorëzim, mosaktivizim, etj.


Ka edhe shumë njerëz të tjerë që ngase nuk më njohin sepse nuk jam i famshëm e as mediatik, më komentojnë: Po ky kush është? Nga doli ky? Tani u kujtua ky? Etj, etj, etj…


Regjimi, Oligarkët, Pronarët e Mediave, Mafia Farmaceutike, më kanë dënuar me harresë e unë jam plotësisht, tërësisht, totalisht, absolutisht i ndaluar në media.


Kjo nuk do të thotë që nuk jam çdo ditë në veprim.


Jam çdo ditë në punë, 100% aktiv e i vendosur, asnjë sekondë i tërhequr apo ndalur.


Çdo ditë jam këmbëngulës dhe i qartë e më i qartë në punën e vizionin tim.


Tani po mësoj veten e miqtë e mij, se tashmë duhet të jem unë ai që do ti refuzoj mediat.


Ndaj, lexojeni e kuptojeni qartë.


Prej 2016 më kanë dënuar ata me harresë.


Prej 2016 e deri sot më kanë ndaluar, bllokuar e çensuruar ata në media.


Prej sot e në vijim, do të jem unë ai që do të vendos nëse dua apo jo të shkoj në media, e sesi dua të shkoj e pse…


Për mua, prej sot e në vijim, mediat janë thjesht pjesë e problemit dhe fraksion i Regjimit.


Pikë.


Ndaj mos na kërkoni në media.


Sepse nuk do të na gjeni në media.


Mos na kërkoni në media.


Na gjeni vetëm në Rrjeter Sociale të Arian Galdini dhe LRE Rinisja.


Mos prisni të na gjeni apo shihni në media.


Harrojeni.


Do të jem unë këtej e tutje ai që do ti refuzoj apo pranoj mediat, e do të vendos nëse e gjykoj të vlefshme apo jo, të shkoj në media.


Harrojini mediat.


Jane pjesë e Problemit, janë Fraksion i Regjimit.


Rinisja dhe Arian Galdini do të jenë vetëm në Rrjetet Sociale dhe vetëm në www.rinisje.com


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page