top of page

Edhe Gavroshi ynë apo Saliu i ri nga Delvina, e rrëzoi Ramën sot



Mbrëmë Ramën e rrëzoi Saliu i vjetër.

Sot në mesditë e rrëzoi Gavroshi, Saliu i ri nga Delvina.


Deklarojnë të dy njëlloj secili në ditën e datën e vetë kalendarike sipas planit, se duan të rrëzojnë Ramën, por nuk e rrëzojnë dot.


Deklarojnë të dy njëlloj se duan Qeveri Teknike, por të dy bëjnë Opozitë Teknike dhe Protesta Mediatike…


Deklarojnë të dy njëlloj, se e bëjnë sakrificën dhe rezistencën për popullin, për demokracinë, për dinjitetin dhe lirinë e kundër hajdutërisë, por në fund të dy mbledhin veç “turmat e partisë”, Saliu i Vjetër turmën e partisë së tij me 3000 veta, Saliu i ri turmën e partisë së tij me 300 veta…


Deklarojnë të dy njëlloj se janë për bashkim, por bashkimin e duan dhe e kërkojnë secili sipas mënyrës së vetë, kështu i vetmi bashkim që arrijnë është bashkimi kalendarik, secili turmën e vetë, secili datën e vetë, sheshi mbetet i njëjti…


Deklarojnë të dy qëllime me afat, por protestat i bëjnë apo duan pa afat..


Dhe ec e kuptoji tani këta të dy…


Bashkë janë, njëlloj janë, të njëjtët njerëz nxjerrin në shesh, përdorin të njëjtin shesh, por nuk ua mban të dalin bashkë…


Sepse Saliu i ri ka frikë nga përthithja ptej Saliut të vjetër…


Tani dikush të ma sqarojë, te dy janë njëlloj, të dy janë bashkë, por nuk ua mban të dalin bashkë, Ramën nuk e rrëzojnë, popull nuk kanë në shesh, pra nuk e përfaqësojnë, atëherë çfarë qëllimi e funksioni ka protesta përveçse ti shërbejë Ramës dhe dy Salinjve tu japë sigurinë e “tokës së xanun opozitare” me Tezgat e Protestave që ngrenë të dy me data të ndryshme kalendarike?


Si mund të thonë se e bëjnë për popullin kur popullin nuk e kanë aty?


Se mos e bëjnë për vete e për Edi Ramën, se kështu 2 Salinjtë, ndihmojnë Ramën të qëndrojë aty ku është i palëvizshëm, e njëkohësisht asgjësojnë mediatikisht e si lajm e si përmendje e si veprim çdo emër, faktor e veprim e mendim tjetër Opozitar, duke marrë peng sheshin dhe kalendarin e protestës dhe vëmendjen e të gjitha mediave…???


I vetmi ndryshim që ka Saliu i vjetër nga Saliu i ri është se:


Saliu i vjetër ka më shumë para dhe njerëz dhe bën Protesta me Fishekzjarre…


Ndërsa Saliu i ri, bën Protesta me Tezgë dhe Hajgare…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page