Erdhi koha e të vërtetës…
- Arian Galdini

- 2 days ago
- 6 min read

Koha flet gjithmonë të vërtetën.
U hodhën lumenj me baltë për ta mbuluar LRE dhe Galdinin.
U mobilizuan ushtri militantësh për të qarkulluar e shpërndarë cep më cep të Shqipërisë e Diasporës, fjalët më të liga e shpifjet më të ulëta për LRE e Galdinin.
Ka 6 vjet që përdoren “milici virtuale të pafundme vreri, llumi e sharjesh”, në çdo rrjet social me profile të parreshtura fallco që veç vjellin vrer, mallkojnë e shpifin mbi LRE e Galdinin.
Përdorën 19 gushtin 2022 për të më ndalur me kobure duke më gjakosur për orë e orë të tëra në Lezhë.
Përdorën 7 - 8 “fuksa llumatorë” në emisionin Fiks Fare, Top Channel, në dt 26 dhjetor 2022, për të krijuar gjoja “akuzën e përsosur” me të cilën kanë 4 vjet që rraskapiten duke e përdorur çdo ditë me gjithë militantët, trushplarët, e “milicitë virtuale të vrerit” si të vetmen “provë” prej nga mund të gjuajnë papushim baltë mbi mua.
Pse e vetmja “provë”?
Jo sepse ka prova, sepse aty në atë emision të sajuar nuk ka asnjë provë, asnjë, e koha i ka dëshmuar të vërtetat për ata 7 - 8 fuksa llumatorë që u përdorën si “baltosës me pagesë” kundër meje.
Por sepse, “Lajmi Televiziv”, “vjegëza televizive”, “linku televiziv”, fakti që ka dalë në TV e që ende qëndron në Youtube dhe në Faqen e Top Channel, ajo “maskaradë televizive balte”, u jep mundësinë “militantëve”, “milicive virtuale të vrerit”, që ta qarkullojnë papushim e papushim mes tyre e në çdo rrjet social e blog e ngado “fabulën e emisionit Fiks Fare” nën moton: Ja shiheni Galdinin në Fiks Fare, ja ku del në TV i akuzuar se ka mashtruar e ka vjedhur emigrantët dhe ka vjedhur kuotat e Partisë së tij”…
Kaq mjafton.
E ka 4 vjet, 4 vjet që në çdo live, në çdo postim që unë bëj kudo, ngado, në çdo rrjet social të LRE apo Galdinit, e madje sidomos në çdo Faqe e Blog të Diasporës ku flitet për Shqipërinë e ndoshta përmendet emri im, menjëherë do turren si “ushtri e gatshme”, çdo ditë, ma besoni, çdo ditë dhjetra “militantë të Partive të Vjetra dhe Partive të Reja” e dhjetra “profile fallco” të callcenterava apo siç i quaj unë “milici virtuale të vrerit”, që përsërisin të njëjtin refren, papushim e papushim: “Galdini hajdut e mashtrues emigrantësh”, “Shikoni Fiks Fare, se aty Galdini del me zë e figurë duke vjedhur e mashtruar emigrantët”, etj, etj.
Prova e fakte nuk kanë, u mjafton “linku” në Youtube dhe në Faqen e Top Channel.
Kaq u duhet. Kaq i mjafton.
E madje, edhe ata që e qarkullojnë atë “link” të emisionit Fiks Fare, Top Channel, duket qartë që as e marrin mundimin ta shohin vetë emisionin…
U mjaftojnë “titujt bombastikë” të Top Channel dhe “porositë e baltës e sharjeve” që u shkojnë nga “Partitë e Vjetra e të Reja”.
Mua më ka bërë përshtypje se si është e mundur që këta kanë 4 vjet që nuk lënë ditë e rast pa e kthyer në “Baltën e Pasosur” këtë historinë që vetë e sajuan në Fiks Fare, Top Channel, me 7 - 8 “fuksa llumatorë”, të cilët nuk dhanë as prova, as fakte, as dokumenta, madje as dëshmi e akuza, por vetëm kanë bërë secili nga një video me sharje e shpifje ndaj meje me celularin e vetë.
Turpi i gazetarisë e kulmi i “luftës së baltës” kundër meje.
Asnjë provë e asnjë fakt, asnjë akuzë madje e asnjë dëshmi, vetëm 7 videomesazhe me celularë personalë ku ka vetëm sharje e fyerje e shpifje të ulëta të ndyta personale ndaj meje të transmetuara në një Televizion Kombëtar.
Ja këtë ndyrësirëllik gazetaresk të Top Channel, po përdor e stërpërdor Regjimi për të sulmuar me baltë e shpifje emrin tim, çdo ditë në këto 4 vite…
Por ja që ata 7 - 8 “fuksat llumatorë” që u përdorën për të më gjakosur në 19 gusht 2022 në Lezhë nëpërmjet një “banditi” si Anton Frroku apo Lek Frroku, e më pas për të mbuluar gjakun tim me baltë, u çuan në Fiks Fare, Top Channel, në dt 26 dhjetor 2022, janë të njëjtët që u bënë edhe “drejtues e agjitatorë Diaspore” të Partisë së Re të Profilaktik Lapajt, e po ashtu janë të njëjtët që u përdorën, “banditi Anton Frroku a Lek Frroku” si “truprojë mikrofoni” në Revolucionin e Flamingove, e ata “7 - 8 fuksa llumatorë” si disa herë folës të favorizuar pra si “agjitatorë Diaspore” në mikrofonin e Revolucionit të Flamingove” dhe secili prej tyre lajm më vete në mediat e Irfan Hysenbelliut…
Edhe me short po ta bënin nuk do ishin 4 vite bashkë kudo ata.
Edhe me llotari po ta bënin, nuk do rastisnin 4 vite kudo bashkë ata, banditi Frroku dhe 7 - 8 fuksat…
Banditi Frroku u përdor si “i forti i Grupeve Kriminale”, si Cubi i Botés së Krimit të Organizuar”, që u doli garant e trim këtyre 7 - 8 fuksave, se për “çdo gjë që do bënin kundër Galdinit”, këta do kishin jo vetëm mbrojtje shtetërore nga Regjimi Rama - Berisha, por edhe mbrojtjen e çmuar të “Cubave të Botës së Krimit”.
Ja që këta paskan qenë “Grup i Strukturuar Fuksash dhe Infiltrimi”, që përdoren e hidhen ku tu thotë Regjimi Rama - Berisha.
I sollën tek mua disa prej tyre, për të bërë pak muaj “udhëtim e foto e video me mua”, të cilat më pas i përdorën si alibi se “ja ne kemi qenë bashkëpunëtorë me Galdinin ndaj e akuzojmë si njohës nga afër”…
E tani i shëtisin sa tek Lapaj e tek Flamingot.
Të njëjtët.
I bëjnë Drejtues e Agjitatorë të Partisë së Profilaktik Lapajt, që ti përdorin si “agjitatorë aktivë” si “dëshmitarë e akuzues” me kinse rrëfime personale kudo e ngado në Diasporë, se ja ata e “dinë dhe e njohin mirë atë Galdinin, se çfarë mashtruesi e maskarai e hajduti është”.
Dhe këtë bëjnë, papushim e papushim.
Madje njëri prej tyre, një Mevlan Shejtani, hyri me Profilin Zyrtar të Partisë, “Shqipëria Bëhet UK”, dhe nisi të komentonte tek unë, duke deklaruar me krenari e kënaqësi se: “Arian Galdini, këtu të kam parë para 6 vitesh. Këtu po njëlloj po të shoh edhe sot. Kështu do të të shoh edhe pas 50 vitesh”.
Me Profilin Zyrtar të Partisë së Profilaktik Lapajt, në UK, ky Mevlan Shejtani, foli të vërtetën e misionit të tij, të Lek Frrokut, të 7- 8 llumatorëve të Fiks Fare ku një ndër ta ishte edhe ky vetë.
Cili ishte Misioni?
“Këtu të kam parë para 6 vjetësh. Këtu je sot. Këtu do të jesh pas 50 vjetësh..”
Besoj se është e qartë kristal.
Misioni i llumit, baltës, shpifjeve, misioni i 7 - 8 llumatorëve të Fiks Fare, misioni i vetë Fiks Fare dhe Top Channel, misioni i ushtrive të llumit, baltës e shpifjeve si militantë të Partive të Vjetra e të Reja, dhe si milici virtuale vreri, paska qene e qenka të “ndalin në vend”, të mos lenë të ecë përpara, “të bllokojnë”, “të mbysin”, “të dështojnë”, Arian Galdinin.
Aq i lumtur ishte ky Mevlan Shejtani kur e shkruante dhe përsëriste këtë fakt, saqë i dukej sikur kishte fituar ai Pasurinë e Elon Musk…
E di që ka njerëz që lunturohen kur e ndalin e pengojnë dikë, e di.
Por këtu ndryshon.
Kjo nuk është lumturi vocërrakësh mendorë e shpirtërorë.
Këta e kanë pasur dhe ende e kanë mision nga “Shefat e Regjimit”, nga Rama e Berisha.
Paradoksalisht këta që i gëzohen që e ndalën, stopuan, rrëzuan, Arian Galdinin, për llogari të Regjimit Rama - Berisha, tani dashkan suksesin e Revolucionit Rama - Berisha, më falni të Revolucionit të Flamingove…
Gëzimi i tyre për ndalimin e bllokimin e rrëzimin e Arian Galdinit, më ngjason me gëzimin e lumturinë e Sali Berishës për suksesin e Revolucionit të Flamingove.
Aq i lumtur është Berisha sa mezi pret që Revolucioni të fitojë e Berisha të shkojë në Burg bashkë me Ramën.
Madje kam filluar të dyshoj se Sali Berisha paska dashur me kohë që të shkojë në Burg, por ngaqë SPAK dështoi ta fusë në Burg, meqë GJKKO po dështon ta fusë në Burg, meqë SHBA e BE po dështojnë ta fusin në Burg, tani e vetmja shpresë që i ka mbetur Berishës që të ketë ndonjë shans të shkojë në Burg, është pikërisht suksesi e fitorja e Revolucionit të Flamingove…🤣🤣🤣
A nuk ju bën përshtypje sa i lumtur dhe sa i dëshiruar është Berisha për suksesin e Revolucionit të Flamingove?
Sa më shumë ata bërtasin e brohorasin: “Rama N’Burg, Berisha N’Burg”, aq më i lumtur dhe motivuar bëhet Berisha për ta mështetur fuqimisht dhe për tia dëshiruar fitoren Revolucionit të Flamingove…
Dhe këtu kuptojmë Pronarët e Vërtetë.
Pronarët e Vërtetë të luftës së gjakut e baltës kundër Arian Galdinit kanë qenë gjithmonë Rama e Berisha.
E nuk kam asnjë diskutim e dilemë se Pronarët e Vërtetë të Revolucionit të Flamingove janë përsëri po ata, Rama e Berisha.
E koha më ka dhënë gjithmonë të drejtë.
Edhe kësaj radhe do të më japë padiskutim të drejtë.
Sepse e di, sepse e kam vuajtur në lëkurën time.
Kaq
.png)


Comments