Faza e re…
- Arian Galdini

- 5 days ago
- 2 min read

Mirmëngjesi,
Ju uroj të dielë të mbarë e të bekuar të gjithëve.
Prej sot Rinisja, hyn në një fazë të re.
Nga Kuvendi Programatik kemi dalë me disa vendime e objektiva të qarta.
Do të nisim fushatën e anëtarësimeve në LRE.
Kushdo që e ndjen se dëshiron të na bashkohet, mund të na kontaktojë në:
Kudo në Shqipëri e Diasporë, të gjithë janë të ftuar e të mirëpritur të na bashkohen e të anëtarësohen në LRE.
Po ngremë e ringremë strukturat tona kudo në çdo qytet e fshat të Shqipërisë, por edhe kudo e ngado në Diasporë.
Gjithashtu do të rinisim edhe takimet tona kudo e ngado me anëtarët e simpatizantët tanë, por edhe takime të hapura për çdo qytetar shqiptar kudo e ngado.
Të gjithë janë të mirëpritur në takimet tona, kushdo mund të jetë nismëtar për organizimin e takimeve tona.
Ne nuk jemi bashkësia politike e numrave.
Ne jemi të hapur dhe krejt të përkushtuar për takime me këdo nga 1, 3, 5, 10 e sado njerëz të duan të na njohin e takojnë..
Secili prej jush mund të jetë nismëtar i një takimi në qytetin, fshatin, lagjen e vetë, kudo e ngado në Shqipëri e Diasporë.
Nisma Kafe me Galdinin, tashmë bëhet qartazi një nismë në funksion, shërbesë e mbështetje të ngritjes e ringritjes së strukturave të LRE.
Më kontaktoni në:
Inbox Facebook
Nr cel: 0684060131
Mirëpresim edhe interesin e çdo qytetari që dëshiron të Kandidojë me Logon dhe Emrin e LRE Rinisja, në Zgjedhjet Lokale 2027.
Në shtator do të bëjmë publike edhe kritetet tona për Kandidatët tanë për Këshilla Bashkiake dhe Kryetar Bashkie, për Zgjedhjet për Pushtetin Vendor 2027.
Ia kemi rinisur e nuk ndalemi më.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini
Rinisja



Comments