Fëmija nuk është i padukshëm kur shteti llogarit tatimin…

Shqipëria njeh një zbritje prej 48.000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç.
Vetë ky parim thotë diçka të rëndësishme, fëmijët ndryshojnë fuqinë ekonomike të familjes.
Atëherë pse të ndalemi aty?
Unë dua fiskalitet familjar të vërtetë.
Jo një politikë që fillimisht merr dhe pastaj ndërton marrëdhënien me familjen përmes bonusit.
Tatimi duhet të shohë edhe përgjegjësinë që mbahet me të ardhurën që po taton.
Sepse 1 milion lekë të ardhura nuk kanë të njëjtën vlerë reale kur prej tyre jeton një njeri dhe kur me to rriten tre fëmijë.
Kjo nuk është mëshirë.
Nuk është shpërblim për të lindur.
Është drejtësi fiskale.
Dhe këtu dua një ndryshim të vërtetë të politikës shqiptare për familjen, fëmija të mos shfaqet vetëm kur qeveria vendos çfarë ndihme do të japë, por që më parë, kur shteti vendos sa do të marrë.
Për mua pyetja fillon aty.
Jo:
Sa do t’i japë shteti familjes?
Por:
Sa ka të drejtë t’i marrë?
Arian Galdini





Comments