Festojmë së bashku 6 vjet LRE

Shënojeni këtë datë, shënojeni këtë ditë, shënojeni 24 tetorin 2026, ditë e shtunë, ora 19.00, në Selinë e LRE Rinisja.
Festojmë së bashku 6 vjet LRE.
Te gjithë ju që e keni dashur, besuar, mbështetur LRE në këto 6 vite, të gjithë ju që keni bërë një copë udhë me LRE ndër këto vite, jeni të ftuar të bashkohemi e ribashkohemi.
Rinisja ka nevojë për të gjithë ne.
Koha për bashkim e ribashkim.
Ti lëmë mënjanë zhgënjimet, mërzitë, keqkuptimet, zënkat, mëritë.
Rinisja ka nevojë për të gjithë ne.
E ripërsëris, kushdo e cilido që e ka patur a e ka “problemin me mua”, ju kërkoj të falur publikisht e ju ftoj të tejkalojmë gjithçka.
Ejani të bashkohemi, ejani të festojmë së bashku, ejani tia rinisim së bashku.
Ju presim, në dt 24 tetor 2026, ora 19.00🇦🇱🫶





Comments