top of page

Fjala jote nuk ka nevojë të bërtasë

Dec 23, 2025
2 min read


Kur drita e shpërndarjes ulet, kur fjala jote nuk shkon larg, mos e ngatërro me dobësi.

Merre si provë, a do të vazhdosh të shkruash kur fjala nuk shpërblehet fare sot.

Vlera e një mendimi nuk matet me sa sy e panë, por me sa zemra ndryshoi.


Kush shkruan për të vërtetën e ka mësuar këtë ligj të heshtur, ora e murit tik-takon njësoj për të gjithë, por jo çdo orë bën histori.


Ditët e mëdha ndërtohen nga orë të padukshme, dhe veprat e ndershme piqen si fruta që sot mbeten të pavjelë.

Nëse rruga ngushtohet, kjo nuk do të thotë se je gabim, do të thotë se po ecën aty ku çmimet bien nga fjala, dhe kalojnë vetëm ata që nuk shiten.


Mbaje të thjeshtë, një pyetje e fortë që i hap zemrën lexuesit, një fjali që të drejton kurrizin, pastaj gjithçka që ke për të thënë.

Fjala jote nuk ka nevojë të bërtasë.

Ka nevojë të rrijë në këmbë edhe kur s’e sheh askush.


Arian Galdini


…….


When your reach dims, when your words do not travel far, do not mistake it for weakness.

Take it as a test, will you keep writing when your words are not rewarded at all today?

The value of a thought is not measured by how many eyes saw it, but by how many hearts changed.


Anyone who writes for truth has learned this quiet law, the wall clock ticks the same for everyone, yet not every hour becomes history.

Great days are built from invisible hours,

and honest work ripens like fruit no one thinks to harvest today.

If the road narrows, it does not mean you are wrong, it means you are walking in the corridor where price-tags fall off words, and only the unbuyable can pass.


Keep it simple: one strong question that opens the reader’s heart, one sentence that straightens the spine, then everything you have to say.

Your voice doesn’t need to shout.

It needs to stand and stay, even when no one is watching.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page