Ftesë për Rinisje
- Arian Galdini

- Apr 28
- 1 min read
Miq,
Ditën e enjte, në orë 18.30, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëudhëtarët e mij, të gjithë dashamirësit e mij dhe të LRE, të gjithë mbështetësit e mij dhe të LRE, në Selinë tonë.
Ju mirëpres që tia rinisim.
Dera është e hapur. Kushdo që dëshiron e mundet që të vijë, ju mirëpres në një bashkëbisedim të hapur e troç e vëllazëror.
Ia rinisim.
Do të flasim për Rinisjen tonë.
Kush dëshiron e mundet që të vijë, ju pres këtë të enjte, ora 18.30 në Selinë tonë.
Kush nuk vjen dot, por dëshiron tia rinisë me mua e me ne, ju lutem më shkruani në Inbox në Facebook e Rrjete Sociale, ose në nr cel:
+355684060131 / +355672051564
Nuk ju fton e nuk ju thërret, Lideri i LRE, as Kryetari i LRE.
Ju thërret e ju fton Arian Galdini, Themeluesi dhe Lideri i Shërbestarisë në LRE.
Nuk jam politikan. Nuk rikthehem si politikan. Nuk konkuroj për asnjë rol e detyrë, ofiq e pozicion. Nuk kërkoj asnjë votë e asgjë për veten time.
Jam shërbestar e misionar i nje ideje të madhe.
Do tia dalim.🇦🇱🫶
Arian Galdini
.png)









Comments