Gatishmëria kundër zjarreve nuk fillohet kur digjet vendi…

Vetëm 23 bashki rezultojnë me fonde të programuara në zërin e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile për vitin 2026.
Rreth 729,6 milionë lekë.
Deri në fund të qershorit janë shpenzuar 75,7 milionë.
10,4 për qind.
Në 12 prej këtyre 23 bashkive nuk rezultonte ende asnjë pagesë e regjistruar në këtë zë.
Vera ndërkohë kishte ardhur.
Bashkitë kanë detyrimet e tyre.
Secila duhet të japë llogari për fondet që programoi dhe ato që përdori.
Por përgjegjësia e bashkive nuk e përjashton përgjegjësinë e qeverisë për gatishmërinë kombëtare.
Edi Rama duhet të shpjegojë se si sistemi i mbrojtjes civile hyn në verë me një realizim të tillë të fondeve të programuara nga këto bashki.
Qeverisja duhet ta njohë rrezikun përpara zjarrit, ku mungojnë njerëzit, ku mungojnë mjetet, ku fondet mbeten të papërdorura dhe ku duhet ndërhyrë.
Këtu ndahet shteti i kufizuar nga shteti i dobët.
Nuk dua institucione që futen në çdo zgjedhje të jetës së njeriut.
Por përballë zjarrit, përmbytjes dhe fatkeqësisë dua njerëz të përgatitur dhe mjete që punojnë.
Prandaj 10,4 për qind deri në fund të qershorit nuk është hollësi kontabiliteti.
Është rezultat qeverisjeje.
Bashkitë përgjigjen për atë që u takon atyre.
Por Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve si mund të hyjë vendi në stinën e zjarreve me pjesën dërrmuese të këtyre fondeve ende të pashpenzuara.
Gatishmëria nuk blihet pasi nis zjarri.
Arian Galdini





Comments