top of page

Gryka e Ngushtë e Djajve

Oct 3
2 min read

Debatet televizive dhe e gjithë Elita Lakuriq, po e kthejnë debatin e “videoskandaleve” në alarm privatësie dhe histori erotike…


Por jo, jo, jo…


Ky është e duhet të jetë në fakt debati më i madh i kohës…


Sepse, Elita Lakuriq, nuk ka dalë cullak pse u ndërzyen mes tyre ne studio, zyra e krevate, por sepse kanë ndërtuar një mekanizëm kriminal si këmishë force mbi të gjithë shoqërin, ku çdo shans, mundësi, talent, zotësi, aspiratë, gjenialitet, kreativitet, ambicie, karrierë, sukses, arritje, famë, zgjedhje, promovim, e meritë, në këtë vend duhet të kalojë nëpër Grykën e Ngushtë të Djajve…


Kanë krijuar Grykën e Ngushtë të Djajve, kudo e ngado…


Nuk ka më zgjedhje, sepse Reforma Zgjedhore, Reforma Territoriale, Oligarkia, Administrata, e Grupet Kriminale, Patronazhistët e Buka e Gojës, gjithçka përcakton kush fiton pasi ësht kaluar Gryka e Ngushtë e Djajve…


Por askush nuk pyet, pse kaq e ngushtë Gryka?


Gryka përcakton se për të kaluar, duhet ose “të ta vënë Firmën” ata, ose ti të jesh “firmëtar i bindur” për ata.


Përndryshe, nuk kalon dot tek Gryka, e për rrjedhojë dënohesh me harresë, mohim, ndalim, bllokim, çensurim, e gjithçka.


Të injorojnë, baltosin, shpërfillin, masakrojnë, tallin…


E Populli, kujton se voton e zgjedh, kur në fakt, në Ekranet Televizive, në Media, e në Sondazhe e paskëtaj në Fletën e Votimit, ka vetëm “të bekuarit nga Gryka e Ngushtë e Djajve”…


Aty, kushdo që fiton, e kushdo që humbet, nuk bën me asnjë shqetësim për Ata Lart, sepse kushdo që ka kaluar Grykën, ose “ka pranuar tia vënë firmën”, ose ka pranuar të jetë firmtar i bindur…


“Firma që të vënë Ata”, mund te jetë edhe “Gërrnetë si ajo e Xha Hilës e XhaHilave”, ose implikim korruptiv a kriminal, politik e financiar…


Gryka e Ngushtë e Djajve, funksionon njëlloj në Art, Kulturë, Akademi, Universitete, Administratë Publike, Sektor Privat, Sektor Publik Qendror e Lokal, Vende të thjeshta pune, Projekte, Spitale, Arsim, kudo e ngado…


Ky duhet të jetë realisht debati…


Si do shkallmojmë Grykën e Ngushtë të Djajve, jo sa artistë e politikanë kanë ngrënë Gërrneten e gjithë arsenalin e Sazeve…


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page