top of page

I dashur shqiptar, i dashur mik…

Aug 5
2 min read

Në dt 21 gusht 2026, ne si LRE Rinisja kemi Kuvendin tonë Programor. Si Parti Politike ne do të mblidhemi në Hotel Tirana International për të paraqitur shtyllat tona programatike dhe idetë e parimet bazë.


Po atë ditë në 18.00, unë Arian Galdini kam vendosur të ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë që më ndjekin e besojnë mua, që të më bashkohen në orën 18.00 në Sheshin Skënderbej.


Nuk premtoj e as marr përsipër asgjë që nuk varet nga unë e që nuk është në mundësitë e kapacitetet e mia.


Nuk premtoj numra e as prani të madhe.


Premtoj ss në dt 21 gusht 2026, do të jemi tek Sheshi Skënderbej, ora 18.00, duke pritur gjithësecilin prej jush.


Do të pres e mirëpres komunitetin LRE që të nisim Marshimin e Rinisjes e zhvillojmë Kuvendin tonë në sallën e Hotel Tirana, ose juve qytetarë të dashur që të nisim së bashku Rrugëtimin Rama Ikën…


Nëse do të jemi disa qindra, hyjmë në sallë e Kuvendojmë dhe i japim jetë Marshimit të Rinisjes.


Nëse jemi disa mijëra, unë do të përkushtohem me mish e me shpirt e do tju udhëheq në proçesin e Rrugëtimit Rama Ikën…


Gjithçka varet nga ju.


Ne si LRE e kemi arritur suksesin në momentin që e kemi vendosur të rinisim udhëtimin tonë politik si Parti, me Marshimin e Rinisjes dhe Kuvendin Programatik.


Së bashku si qytetarë mund të bëjmë histori, nëse ju bëheni pjesëbërës bashkë me mua në orën 18.00, dt 21 gusht, në Sheshin Skënderbej.


Ju vendosni.


Gjithcka e vendosni ju dhe vetëm ju.


Ne kemi vendosur Kuvendimin në Hotel Tirana, ju vendosni Rrugëtimin Rama Ikë në 18.00 në Shehsin Skëndebej.


Ju mirëpres.


Nr im cel: 0684060131


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page