I shkruar në 31 korrik 2021 e vlen njëlloj edhe sot…

50 vite komunizëm prodhuan krijesën më të shëmtuar prej të cilës nuk po shkëputemi dot dhe po vuajmë edhe në këto 30 vite, Njeriun e Ri.
Rilindja dhe Edi Rama po i bëjnë edhe qytetet dhe zhvillimin urban, nën modelin shpirtëror të Njeriut të Ri.
Gjithçka e rrejshme...
Njeriu i Ri ishte me 10 personalitete sepse vuante nga simptoma e madhe e frikës nga Partia, Sigurimi, Familja, Shokët, Kolektivi, Fronti, etj, etj...
Ndaj kur dilte nga shtëpia sillej si parimor, kur në shtëpinë e vockël gatuante në banjon ku ndërkohë që furnella me vajguri u jepte flakë e ziente fasulet, ndërkohë që familjarët nga Gjyshërit deri tek Fëmijët e vegjël ndërronin turnet e jashtëqitjes së shtruar me gazetë në dorë.
Kështu edhe Rilindja si Qeverisje, na mbyt me propagandën e zhvillimit me Kulla e Pllaka Majolike dhe Projekte 3D, kur e gjithë struktura e ekonomisë sonë dhe e zhvillimit të Shqipërisë është si ato banjot e vogla ku gatuheshin fasulet ndërsa gjyshi lirohej dhe lexonte gazetën...
Prandaj e prishi Teatrin, Stadiumin, Sheshin, e gjithçka Edi Rama, sepse do që të na vendosë nën diktatin e ri Urban që e mban peng shqiptarin tek struktura e thjeshtëzuar psikosociale...
Socializmin e ndërtuam si emancipim, zhvillim, industrializim, kolektivizim, tufëzim e të tilla psikoza kinse zhvillimore.
Rilindja po na fton në Kullëzim dhe Rilindje Urbane me Pllaka Majolike e Projekte 3D që ne tu jemi mirënjohës por edhe tu trembemi atyre që lënë gjurmë e vraga afatgjata në jetën dhe qytetet tona.
Kjo është arsyeja pse unë besoj e mendoj se e djathta në Shqipëri nuk duhet lejuar as të dobësohet, as intimidohet, as deformohet, as tjetërsohet por mbi të gjitha të mos mbahet peng nga Liderë Historikë ish - Sekretar Partie...
E djathta duhet të bashkohet dhe qartësojë identitetin e saj si Alternativa e një Shqipërie vërtetësisht dhe thelbësisht Perëndimore, pro dinjiteti njerëzor dhe pro zhvillimit substancial dhe të qëndrueshëm, duke i lënë pas ish-Komunistët Antikomunistë që mbeten specia më e shëmtuar e tranzicionit.
Erion Veliaj shpenzon 25 milion euro vetëm për qendrën e Tiranës e mburret a thua çfarë ka bërë.
Por nëse bëni një krahasim me mrekullitë që ka bërë biznesi dhe nisma, talenti dhe kreativiteti i privatit në Shqipëri me shumë më pak se 25 milion eurot e mara prej Veliajt nga xhepat tanë, atëherë ato gjëra me të cilat mburret Veliaj do të na dukeshin si "gjëra të bukura" por të ndërtuara me shumë para të shpërdoruara...
E djathta lartëson dhe vlerëson pronën dhe dinjitetin njerëzor e inkurajon talentin dhe kreativitetin e individit privat.
Unë jam i sigurtë se ne të djathtët në Shqipëri jemi shumicë.
Thjesht na kanë denatyruar dhe detyruar të tkurremi padrejtësisht...
Kjo alternativa e 2 a 3 viteve të fundit me revolucionarizëm e molotovë, me thirrje dhune e djegie mandatesh me bojkotim zgjedhjesh dhe përplasje me Perëndimin janë turpi më i madh që kurrë nuk do harrohet...
Do na duhen shumë vite për ta shlyer këtë marksistizim dhe nexhmijeizim të PD dhe së djathtës nga një Grusht Liderësh pa parime, vlera e qëllime....
Ka ardhur koha të lartësojmë vlerat më të mira të të djathtës dhe të djathtëve shqiptarë.
Ne si LRE po punojmë e do të punojmë për përgatitjen e alternativës së djathtë që e mund Edi Ramën me zgjedhje dhe garë, me alternativë dhe talent e zotësi.
Bashkimi i më të mirëve dhe i të papërlyerve e rrëzon Edi Ramën brenda pak muajsh.
Unë besoj se e djathta duhet të vetëdijësohet se me matematikë e pazar të tipit: Lul + Mon si rrënjë katrore të binomit Sali + Ilir... nuk e mund dot Edi Ramën.
Bashkimi opozitar mes të djathtëve dhe të majtëve është një gabim trashanik, i pakuptimtë dhe amoral e imoral.
Në Opozitë duhet identitet i qartë politik.
Ne të djathtët duhet të bashkohemi moralisht, parimisht dhe me dinjitet e integritet të plotë.
Vetëm kështu fitojmë.
Unë besoj se ne mund të fitojmë vetëm nëse distancohemi nga e majta e çdo fraksion i së majtës qoftë edhe opozitare.
Unë besoj se ne mund të fitojmë vetëm nëse distancohemi nga çdo i korruptuar, minues i demokracisë dhe antiperëndimor.
Si të djathtë të bashkuar ne fitojmë e vijmë në pushtet.
Por si të bashkuar parimorë, vlerorë dhe të papërlyer.
E djathta duhet të jetë vetëm dhe vetëm me Perëndimin e veçanërisht me SHBA.
Do tia dalim.
🇦🇱🇺🇲🇪🇺✌
31 korrik 2021
(Si të ishte shkruar sot. Dhe u qëndroj të njëjtave ide edhe sot.)





Comments