Ia nisim nga Kuçova…
- Arian Galdini

- Jan 22
- 2 min read

Takimi i Parë i Urtisë.
Kuvendimi i Urtisë nis në Kuçovë
Kuçova hap një derë të mirë, derën e bashkëbisedimit të lirë, ku fjala rri në dritë dhe mendimi rri në nder.
Do të flasim për librat e mij, Neoshqiptarizmi, Dekalogu i Shqiptarizmit, si edhe për vizionin tim për një Pakt Kombëtar të Urtisë dhe për një Shqipëri Mendonjëse.
Të mërkurën, 28 janar, nis takimi i parë i Paktit Kombëtar të Urtisë, si një bashkëbisedim qytetar, për Neoshqiptarizmin, Kombëtarizmin, Prindërimin dhe për një Shqipëri Mendonjëse.
Kjo është një ide e nismë krejt qytetare e personale e imja si prindi, njeriu e idealisti Arian Galdini, si autor i librave “Neoshqiptarizmi” dhe “Dekalogu i Shqiptarizmit”, në takim të drejtpërdrejtë me qytetarë të thjeshtë të Kuçovës.
Ky takim është bashkëbisedim, jo nismë partie dhe jo ftesë për votë.
Ai nuk ka prapaskenë partiake, as objektiva elektorale.
Nuk ka asgjë politike, asgjë partiake në këtë takim e në këtë nismë.
Nuk ka asnjë plan, axhendë, nënkuptim, apo qëllim politik, partiak apo elektoral, për sot apo në të ardhmen, në këtë takim, në këtë nismë apo tek Arian Galdini a nga Arian Galdini.
Është thjesht një nismë qytetare për të folur me qartësi, me masë dhe me ndershmëri, si qytetarë që duan ta shohin vendin të mendojë më thellë dhe të ecë më drejt.
Ftesa është e hapur për të gjithë ata që duan të flasin pa zhurmë të kotë, me dashuri për vendin, me kujdes për familjen dhe me përkushtim ndaj parimit, ligjit e dinjitetit.
📌 JU MIRËPRESIM
🗓️ E mërkurë, 28 janar
🕔 Ora 17:00
📍 Bar Pienvis, Kuçovë
Nëse e ndjen se fjala ka ende detyrë, eja.
Nëse e ndjen se e nesërmja kërkon mendim, eja.
Arian Galdini
Autor i librave: “Neoshqiptarizmi” • “Dekalogu i Shqiptarizmit”
.png)



Comments