top of page

Ia rinisim...

Jul 20
1 min read

Ia rinisim jo nga e para, jo nga zero, jo nga asgjëja, por nga një përvojë 6 vjeçare me arritje e rënie, dështime e pësime, lëndime e ringritje e mosdorëzime.


Ia rinisim me takime me njerëz realë e të thjeshtë, me njerëz të ndershëm e të papërlyer.


Po shkojmë e do të shkojmë kudo e ngado ku na ftojnë e na presin, kudo ku duan të na dëgjojnë e njohin.


Ne po shkojmë e do të shkojmë kudo e ngado në çdo fshat, lagje e qytet të Shqipërisë.


Ne do të shkojmë kudo e ngado ku ka shqiptarë në Diasporë.


Ne ia nisim nga e para sepse ne jemi të parët, por tashmë nuk jemi njëlloj si atëherë kur lindëm në 24 tetorin 2020.


Tashmë jemi me shumë më tepër përvojë e qartësi.


Ne flasim me histori, përvojë, ekip, komunitet dhe qëllim të konfirmuar tashmë.


Ia rinisim.


Riorganizohemi prej aty ku u ndërpremë, kudo e ngado.


Mirëpresim çdo kënd që dëshiron të na njohë apo të bashkohet me ne.


Në çdo qytet, fshat e lagje të Shqipërisë.


Ia rinisim.


Shënojeni në kalendarët tuaj.


Në 21 gusht 2026, ia rinisim.


Në ditën e 5 vjetorit të Marshimit tonë të Dinjitetit ia rinisim.


Më shkruani, na shkruani në Inbox Facebook, në whatsapp: +355684060131


Ose në:



Do tia dalim.


Bekime e përqafime,


AG


Rinisja


🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱✌️

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page