Jam i mahnitur…

Po po, jam i mahnitur me shumë nga komentuesit të cilët vetëprezantohen si opozitarë dhe si ithtarë e militantë të Partisë Demokratike në rrjetet e faqet e mia sociale në Facebok, Tik Tok, Youtube.
Unë kurrë nuk e kam sharë Sali Berishën dhe kurrë nuk kam kërkuar që Sali Berisha të shkojë në Burg.
Asnjëherë nuk e kam bërë thirrjen: Berisha n’Burg…
Por çuditërisht mbi mua vijnë lumenj papushim të përditshëm me sharje e mallkime e vrer e baltë e akuza e helm, duke mos lënë familjar e farefis timin, të gjallë e të vdekur pa përfshirë në komentet e tyre çdo ditë.
Ndërkohë që FlaBingot kanë 2 muaj që mbushin Bulevardin e Sheshin para Kryeministrisë e çdo media e çdo rrjet social me thirrjen: Rama n’Burg, Berisha n’Burg, dhe prapë PD bën thirrje me i mbështet.
E habitshme apo jo?
Mua me shajnë e mallkojnë pse e kritikoj thirrjen e FlaBingove: Rama n’ Burg, Berisha n’Burg…
Ndërsa vetë Berisha e PD nuk lënë ditë pa bërë thirrje për me mbështet pa kushte FlaBingot…
Ju lutem ma shpjegoni, a mos vallë Berisha do me hy në burg e duhet me thirr edhe unë: Rama n’Burg, Berish n’Burg, apo PD dhe FlaBingot janë nga i njëjti soj?
Si e mendoni?
🤣🤣🤣🤣





Comments