Jeta s’matet me ngjarjet që të ndodhin, por me qëndrimin që ruan përballë tyre
- Arian Galdini

- Oct 19
- 1 min read

Jeta s’matet me ngjarjet që të ndodhin, por me qëndrimin që ruan përballë tyre.
Ka ditë kur drita e Zotit nuk duket, por ajo është aty, në frymën që nuk thyhet, në mirësinë që nuk shteron, në buzëqeshjen që lind nga një zemër që beson.
Kur gjithçka tjetër dridhet, njeriu i qetë që rri në të vërtetën është një urë.
Një dëshmi që madhështia nuk bërtet, por mban.
Që dashuria nuk mposhtet, por shndërrohet në durim.
Në botën e lodhur nga zhurmat, ti bëhesh një melodi që nuk fishket.
Sepse ke zgjedhur të rrish në themele, jo në valë.
Ke zgjedhur të jesh rrenjë, jo petale.
Dhe kjo është mrekullia më e madhe, të mbetesh i mirë, edhe kur nuk është modë.
.png)










Comments