Ka një lloj heshtjeje që nuk vjen nga frika, por nga përmasa e të menduarit
- Arian Galdini

- Oct 16
- 1 min read

Ka një lloj heshtjeje që nuk vjen nga frika, por nga përmasa e të menduarit.
Është ajo heshtje që ndodh kur një njeri pushon së foluri jo pse s’ka ç’të thotë, por sepse e ka kuptuar se e vërteta nuk bërtitet, por jetohet.
Kur njeriu zgjedh të jetë besnik ndaj të vërtetës edhe kur nuk i sjell lavdi, ai nuk është më spektator i kohës së vet, por themel i një kohe të re.
Shpirti që s’mund ta blesh me kompromise është pasuria më e madhe që mund të mbajë një njeri.
Dhe kjo pasuri fillon të rrjedhë kur nuk e shet më fjalën për duartrokitje, as qetësinë për sukses, por i je besnik një dritë që të udhëzon edhe kur rruga është e errët.
.png)










Comments