Ka përparim që të çon në humbje
- Arian Galdini

- Oct 3
- 1 min read

Jetojmë në një botë e në një kohë ku gjithçka matet me sekonda dhe likes.
Por sa herë që bota të thotë “ngutu”, merr frymë dhe pyet veten:
A po shkoj diku me vlerë, apo thjesht po ndjek rrjedhën për të mos mbetur pas?
Përparimi nuk është gjithmonë shenjë zhvillimi.
Ka përparim që të çon në humbje.
Në një epokë që të kërkon të prodhosh, të bindesh dhe të krahasohesh, mbetet një akt revolucioni të ndalosh, të mendosh, të mos harrosh se je njeri. Jo makinë.
Vetëm ai që ndalet për të kuptuar, është në gjendje të ndryshojë drejtimin.
.png)










Comments