Ka virtyte që nuk shihen me sy dhe as maten me pëlqime

Ka virtyte që nuk shihen me sy dhe as maten me pëlqime.
Një zemër që lutet pa zë është më e fortë se një tribunë që bërtet për drejtësi.
Një njeri që nuk e mohon shpirtin për të përfituar një vend më komod në botë, është shtylla e padukshme e qytetërimit të vërtetë.
Në botën që na mëson të ecim sipas asaj që duket, që të jesh i vërtetë është akt i rrallë.
Por Zoti, Ai që sheh jo sipërfaqen, por thellësinë, Ai nuk të mat me zhurmën që bëre, por me heshtjen që nuk e ndërron për asgjë.





Comments