top of page

Kadastra, Pronat: Kur shteti është palë, integrimi nuk mjafron…

Sep 11
1 min read

Ligji i sotëm i Kadastrës e vendos ankimin administrativ ndaj akteve ose mosveprimeve të ASHK-së brenda vetë Agjencisë, përpara rrugës gjyqësore.


Në të njëjtën kohë, praktika gjyqësore njeh raste ku ASHK-ja ka qenë palë paditëse në çështje që prekin tituj pronësie dhe interesin shtetëror mbi tokën.


Kjo nuk provon mungesë paanshmërie. Provon diçka tjetër, më të rëndësishme për reformën që po propozon Edi Rama, shteti nuk hyn gjithmonë në çështjen e pronës vetëm si administrues.


Mund të hyjë edhe me interesin e vetë.


Modeli i ri afron regjistrimin kadastral, menaxhimin e pronës shtetërore dhe proceset kalimtare të pronësisë.


Integrimi mund të zgjidhë copëzimin e informacionit, vonesën e komunikimit dhe përplasjen e bazave të të dhënave.


Por asnjëra prej këtyre nuk është e njëjta çështje me paanshmërinë e shqyrtimit kur qytetari kundërshton një vendim përballë një interesi shtetëror.


Pikërisht këtë dallim reforma e Ramës duhet ta përballojë në përmbajtje, jo ta mbulojë me fjalën “integrim”.


Alternativa që mbroj nuk kërkon kthim te copëzimi.


Të dhënat mund të lidhen, teknologjia mund të bashkojë shërbimet dhe administrata mund të bashkërendohet shumë më mirë, pa e trajtuar si të parëndësishëm faktin se jo çdo funksion mbart të njëjtin interes.


Nëse shteti është palë, pyetja nuk mbyllet te emri i strukturës që shqyrton kundërshtimin.


Fillon te varësia reale e saj, kujt i përgjigjet, prej cilit interes është e shkëputur dhe sa autoritet ka për të vendosur kundër atij interesi.


Aty ndahet një shtet që vetëm përqendron funksione nga një shtet që di edhe t’i kufizojë ato kur fuqia e vet hyn në çështje.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page