Kam marrë një vendim:

Prej vitit 2016, kam qenë i dënuar me harresë nga të gjitha mediat shqiptare, të gjitha, pa përjashtim, të majta e të djathta, të mëdha e të vogla, të rëndësishme e të parëndësishme…
Emri i Arian Galdinit dhe i gjithçkaje që ka krijuar, shkruar, nismuar, njoftuar, zhvilluar Arian Galdini, kanë qenë rreptësisht të ndaluara e të papërmendura, të çensuruara dhe bllokuara.
Herë pas here, tek tuk, ka dalë ndonjë gazetar e ndonjë emision që më ka bërë ftesa të herë-pas-hershme, duke më prezantuar si analist, kur unë nuk jam as analist e as gazetar.
I kam pranuar këto ftesa, si dëshmi e vullnetit të mirë nga ana ime.
Ama, kam 1 javë që postoj kudo e ngado në çdo rrjet social për 21 gushtin, e askush, asnjë media e asnjë portal, nuk po e lejojnë e as ndjekin këtë lajm, në asnjë mënyrë e në asnjë formë, madje as për me u tall apo as për me e përqesh Arian Galdinin.
Nuk do të pranoj më asnjë ftesë në asnjë studio, media, gazetë, TV, etj, nëse nuk do të flasin e informojnë shqiptarët ndershmërisht e vërtetësisht për 21 gusht, e gjithçka unë shkruaj, publikoj e veproj.
Arian Galdini refuzon prej sot çdo gazetar e çdo media, nëse këta gazetarë e media, nuk flasin e shkruajnë për 21 gushtin e vijim.
E di që ky është vendim krejt i pakuptimtë për shumicën ndër ju, perderisa është i njëanshëm nga ana ime.
Por për mua është vendim e veprim Kufiri.
Kaq





Comments