top of page

Kam një ide propozim për Revolucionin e FlaBingove…


Dhuna nuk ju jep sukses.


As zhurma.


As xhirot e përnatshme.


As fjalimet e çakërdisura të të gjithë lunatikëve të Shqipërisë…


As fshehja pas parullës se aty po proteston Rinia dhe Populli..


Jo.


As “lufta e ndrërsjelltë me akuza marroke ndaj njëri tjetrit” që bëjnë “Grupet e Konglomeratit” çdo ditë në shesh e në media e në rrjete…


Thirreni Berishën në Shesh.


Po po, thirreni Berishën në Shesh.


Jam dakort me propozimin e Sali Berishës që Parlamenti sot duhet mbyllur dhe duhet shkrirë.


Por ka vetëm një mënyrë që kjo të ndodhë…


Thirreni Berishën në shesh me të gjithë Kryetarët e Partive Parlamentare Opozitare dhe çdo deputet Opozitar.


Thërrisni edhe Tom Doshin në Shesh bashkë me 3 Deputetët e tij.


U jepni nga një Karrige e Tavolinë në Shesh, që të votojnë aty Kerkesat e FlaBingove…


Mbajini aty, të mos lëvizin prej aty deri në 30 nëntor, që Rama të mos ketë mundësi të votojë me “Opozitarët FlaBingo” asnjë Reformë, as Territorialen e as Zgjedhoren.


Po nuk u bë kjo, bëni zhurmë e shamata sa të doni, Rama me Berishën, do bëjnë çtë duan aty tek Parlamenti ku Damiani bën sikur zihet me Albanën, por i shkel syrin Oerdit dhe i thotë vazhdojmë si jemi marrë vesh…


Sali Berisha dhe Opozita nëse i duan vërtetë kaq shumë FlaBingot e nëse realisht i mbështesin, le ti çojnë, deputetët të ngulen në shesh, jo për video e reels, pa telefona e pa kamera, por nën “urdhërat e Popullit”..


Se nëse deputetët dalin në shesh për xhiron e përnatshme e për videot e fotot e përnatshme në rrjetet sociale, duke thënë se janë me popullin, por në fakt zbatojnë urdhërat e Partisë dhe Udhëheqësit, atëherë janë thjesht duke “luajtur golf” e duke u tallur e bërë teatër të turpshëm me qytetarët.


I vetmi sukses i Revolucionit të FlaBingove është dorëzimi i autoritetit dhe mandateve parlamentare të Opozitës, të gjithë Opozitës e Opozitarëve, Parti të mëdha e të vogla, të vjetra e të reja, aty tek Sheshi i FlaBingove.


Vetëm kështu bie realisht e vërtetësisht Rama.


Kjo dhe vetëm kjo rrugë e fut në krizë pa kthim Ramën dhe Sistemin dhe e kolapson pa dhunë e pa zhurmë.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page