top of page

Kemi thënë që ia kemi rinisur, e nuk ka më ndalje



Takime të vogla, kudo e ngado.


Takime të vogla e me pak njerëz e pa zhurmë e pa tam tame.


Po e do të shkojmë kudo ku na thërrasin e ftojnë.


Nuk duam e nuk kërkojmë as synojmë numra, popullaritet, salla plot apo takime të mëdha.


LRE do të jetë partia e takimeve të vogla e me njerëz që vijnë e zgjedhin të jenë të pranishëm me dëshirën e vullnetin e tyre dhe që e bëjnë këtë gjë për veten e tyre.


Rinisja nuk ka ngjashmëri as me LRE-në e deridjeshme, e aq më pak me të tjerët.


Do të jemi partia unike që ndërton ngahera risi, unicitet e përherë udhën e saj origjinale.


Askush nuk pranohet e lejohet të vijë në LRE për qokë e as për taraf, as për jerm e as për limonti.


Asnjë takim e asnjë sallë, e asnjë takim i Rinisjes nuk bëhet, nuk lejohet e nuk pranohet të organizohet me njerëz që vijnë për qokë e që thonë: Po e bëj për ty, po vij për ty…


Më mirë askush, sesa njerëz kot.


Më mirë një takim me 1, 2, 3, 5 apo sado njerëz që vijnë se e zgjedhin e vendosin vetë të vijnë e që vijnë duke thënë: Vij për veten time, vij se e zgjedh e vendos unë të vij, sesa takime kot e me njerëz kot.


Salla plot me njerëz bosh, nuk duam më.


Më mirë salla bosh me pak krejt pak njerëz por mendje plotë, ndërgjegjeplotë e zemërplotë.


Nuk ka më ndalje.


Jemi në veprim.


E kur Rinisja është në Veprim, Shpresa është në Veprim🇦🇱🫶


Do tia dalim🙏


Na kontaktoni:



Inbox në Facebook e Rrjete Sociale


Cel: +355684060131 / +355672051564

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page