top of page

Kodi zgjedhor: Demokracia duhet të lejojë edhe lindjen politike…

Sep 8
1 min read

Kam provuar vetë çfarë do të thotë të ndërtosh një alternativë pa aparat, pa financues të fuqishëm dhe pa ekranet që vendosin çdo ditë se kush shihet dhe kush mbetet jashtë vëmendjes.


Prandaj reformën zgjedhore nuk e gjykoj vetëm nga mënyra si numërohet vota.


Për mua pyetja fillon më herët:


Kush ka mundësi reale të mbërrijë deri te qytetari?


Zgjedhjet mund të jenë korrekte ditën e votimit dhe gara të ketë qenë e pabarabartë shumë kohë përpara saj.


Pragu, mandatet, listat, firmat, financimi dhe qasja në media duhen gjykuar edhe nga kjo, a e mbrojnë pluralizmin, apo e bëjnë politikën një treg ku ata që janë brenda vendosin sa e vështirë do të jetë hyrja për të tjerët?


Nuk kërkoj privilegj për partitë e vogla, të reja apo alternative.


Kërkoj që askush të mos ketë privilegjin për të vendosur paraprakisht kush meriton të bëhet konkurrent.


Kush bind pak qytetarë, të marrë pak vota. Kush bind shumë, të marrë shumë.


Kush nuk bind, të humbasë.


Por të humbasë përpara qytetarit.


Jo përpara se të arrijë tek ai.


Sepse liria politike nuk është vetëm e drejta për të zgjedhur ndërmjet atyre që kanë mbijetuar.


Është edhe mundësia që një ide pa pushtet, pa pasuri dhe pa aparat të dalë përpara shqiptarëve dhe të kërkojë besimin e tyre.


Pastaj le të vendosin ata.


Jo sistemi.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page