top of page

Kur dolën të ashtuquajturat “parti të reja”

ree

Kur dolën të ashtuquajturat “parti të reja”, ato vetë na thanë se ishin antisistem, se ishin vullnete e luftëtarë idealistë të rinisë kundër së vjetrës, e se kishin zbritur në betejë për popullin këta të rinjtë dhe se se do shembnin regjimin Rama-Berisha.


U tha për ta se ishin krijesa të Ramës për të përçarë opozitën, këlyshë të Sorosit për të shuar ëndrrën e djathtë.


Lista e akuzave dhe aludimeve ishte e pafund, si çdo fjalor i politikës dhe thashethemnajës së ditës në Shqipëri.


Dhe ja tani, të njëjtat “të reja” paskan përfunduar në krah të Mulit dhe Berishës, për të luftuar Ogertën dhe Ramën.


Nga shkatërrues të sistemit, u kthyen në tapete të sistemit.


Mësimi? Mos u nxitoni të pëlqeni, mbështesni, shani apo mallkoni e aq më pak të gjykoni një akt politik para se të kenë kaluar të paktën tri vjet.


Sepse këtu çudia nuk mbaron për tri ditë.


Çudia jonë ka afat më të gjatë, tre vjet, aq sa të kalojnë e maturohen kontratat, fondet dhe pazaret.


Në Shqipëri, vetëm habia dhe grotesku i kafeneve që shërbejnë si parlamente gërrvëresh, ka afat minimal…


Për të tjerat ka të tjera kohëmatje, dhe paratë i shtyjnë afatet më shumë se çdo ligj. 🤣

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page