top of page

Kur dorëzon një detyrë, por jo një besë..

Oct 27, 2025
1 min read

Ka momente kur mbaron një kapitull, por jo një qëllim.


Ka çaste kur lëshon një barrë, por jo një besim.


Sepse ndonjëherë më e fortë se dorëheqja është dorëzimi i mirëbesuar.


Jo dorëzimi si tërheqje, por dorëzimi si akt besimi në ritmin e jetës.


Njeriu i mençur e di kur është koha të mbjellë, kur të presë dhe kur të lerë një dorë të re të mbajë çka ka mbajtur me nder.


Sepse e vërteta nuk rri në krahë, ajo rri në rrënjë.


Dhe rrënjët nuk ndërrohen, por ushqehen me besë, përulësi dhe dritë.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page