Kur vdesin parimet e thirren emrat, ndodhin pashmangshmërisht 4 pasoja
- Arian Galdini

- Oct 2
- 1 min read

Kur vdesin parimet e thirren emrat, ndodhin pashmangshmërisht 4 pasoja:
Së pari, bashkimin e kërkon me ata që ke në bahçe, me të përhershmit dhe me ata që mban me lekë e logjistikë jashtë bahçes… Pra, bashkimi kthehet në teatër e për rrjedhojë as e beson kurrkush e as e merr seriozisht askush.
Së dyti, detyrohesh tu çjerrësh maskën atyre që i financove, mediatizove, votove dhe i prodhove vetë si të “parti të reja”, sepse nga nxitimi për të mbushur skenën e radhës të teatrit tënd absurd, prish gjithë teatrin për të cilin ke investuar një produksion të tërë…
E kështu ato që u “shitën” si parti të reja, tani përfundojnë si parti zëvendësuese..
Psh, ti nuk ndryshon asgjë brenda PD sepse nuk do të ndryshosh absolutisht asgjë brenda PD, por ndryshon e zëvendëson “Aleatët”… Heq Selami Jenisherin dhe fut Lapajn, e largon Kujtim Gjuzin e përqafon Agron Shehajn, ia fut Pëllump Pilincit dhe kap Endri Shabanin… Edhe thoni pastaj që nuk ia ka vlejtur investimi financiar e mediatik për të prodhuar 3 a 4 parti të reja…
Së treti, arrin qëllimin që të shpallesh konservator e proTrumpist e antiSoros, por për hir të bashkimit, nuk ke çbën tjetër veçse të kërkosh kandidatë që kanë kaluar nëpër Fabrikën Soros..
Së katërti, arrin qëllimin e madh që partinë e madhe e katandis si partinë e madhe që nuk ka më asnjë emër të madh, por emrat e mëdhenj e të rinj i gjen veç tek partitë e vogla e të reja…
Kjo po që është Opozitë…🤣🤣🤣
Fitore✌️✌️✌️✌️
.png)










Comments