top of page

Kush e paguan përshkallëzimin?

Sep 4
1 min read

Kur përplasja shpërblehet me ekran më shumë se argumenti, politika mund të fillojë ta kërkojë rrezikun për vlerën e pamjes.


Por kamera largohet.


Njeriu mbetet me pasojën.


Në çdo përballje mes qytetarit dhe shtetit, detyrimi më i rëndë i takon shtetit.


Ai ka policinë, prangat dhe forcën publike.


Prandaj çdo ndërhyrje duhet të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e verifikueshme.


Asnjë qeveri nuk fiton të drejtën ta trembë kundërshtarin vetëm sepse mban uniformën në anën e vetë.


Por përgjegjësia nuk përfundon te uniforma.


Kush u kërkon njerëzve të hyjnë në një veprim ku mund të ketë ndalim, procedim, dëmtim ose cenuarje të punës së tyre, merr mbi vete një detyrim që vazhdon pasi megafoni fiket.


Qytetari përgjigjet për veprimin e vetë.


Drejtuesi përgjigjet për rrezikun që ka kërkuar, orientuar ose fshehur.


Këto dy përgjegjësi nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.


Nuk pranoj një politikë ku njëri merr lavdinë e guximit dhe tjetri kthehet në shtëpi me pasojën.


Sepse autoriteti për t’i kërkuar dikujt kurajë nuk të jep të drejtën ta lësh vetëm kur kuraja merr çmim.


Udhëheqja nuk provohet duke treguar nga duhet të shkojnë të tjerët.


Provohet më pas, kur je ende aty, me emrin tënd, përballë njeriut që mori rrezikun që ti i kërkove të merrte, dhe mban pjesën tënde të përgjegjësisë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page