top of page

Kush kërkon pushtetin, duhet të vijë me qeverisjen e përgatitur…

Sep 7
1 min read

Unë dua largimin demokratik të Edi Ramës dhe dua një opozitë të aftë ta mundë.


Por nuk më mjafton të di çfarë do të bëjë kundër Ramës.


Dua të di nëse është gati të qeverisë Shqipërinë.


Kush u kërkon shqiptarëve votën për të marrë drejtimin e vendit, duhet ta ketë bërë punën përpara, të njohë ligjet që do të ndryshojë, koston e asaj që premton, njerëzit të cilëve do t’u besojë përgjegjësi dhe mënyrën si vendimet do të bëhen realitet.


Këto nuk mësohen pasi fitohen zgjedhjet.


Pushteti nuk është vendi ku shkon për t’u përgatitur.


Sepse nga çasti kur hyn në qeveri, koston e papërgatitjes nuk e paguan më opozita.


E paguan Shqipëria.


Prandaj programi nuk është inventari i premtimeve të një fushate.


Është dëshmia se alternativa e njeh vendin që kërkon të qeverisë, i ka bërë llogaritë dhe e di çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kërkon.


Edi Rama duhet mundur politikisht dhe në zgjedhje.


Dhe unë dua që opozita ta mundë.


Por fitorja nuk duhet ta gjejë alternativën duke pyetur çfarë bëhet tani.


Duhet ta gjejë gati.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page