Lajmi i fundit…
- Arian Galdini

- Mar 1
- 3 min read

E gjithë makineria e Regjimit PS - PD, dhe e Klubit të Plaçkaxhinjve Rama - Berisha, vepron me atë që quhet “Strategjia e Lajmit të Fundit”..
Çfarë është “Strategjia e Lajmit të Fundit”?
Shume e thjeshtë…
Propagandë, propagandë, propagandë…
Dmth, 2 njerëz, Rama dhe Berisha, komandojnë një grusht Oligarkë dhe një grusht Pronarë Mediash.
Ky grusht Oligarkësh dhe Pronarësh Mediash, komandojnë çdo gazetar, analist, studio televizive, çdo lajm e opinion, çdo gazetë e portal.
Pra, Rama dhe Berisha në fakt janë komandantët e vërtetë të çdo gazetari, analisti, studioje televizive, çdo lajmi e opinioni, çdo gazete e portali.
Dhe për rrjedhojë për ta është kaq e thjeshtë të vendosin se kush është lajmi, kush është faktori, kush është aktori dhe kush është i njohuri, i famshmi e kush është protagonisti.
Dmth, Rama dhe Berisha vendosin se kush do jetë në media, kush do jetë lajm, kush do jetë në Studio Televizive, historia dhe vepra e aktet dhe idete e veprimtaritë e aktivitetet e kujt do përfillen, pompohen e propagandohen mediatikisht…
Për rrjedhojë, kush është sot “Lajmi i Fundit”?
Kushdo që i shërben Ramës dhe Berishës..
Për rrjedhojë, kush është sot i famshëm, hero, figurë, personazh, faktor dhe celebritet apo protagonist mediatik?
Kushdo që i shërben Ramës dhe Berishës…
Për rrjedhojë, kur flasim për fjalë apo akte, vepra apo qëndresë, sakrifica apo rezistencë, si e dallojmë të vërtetën e pastër?
Krejt lehtë…
Mjafton të lexojmë e dëgjojmë me vëmendje, pyetjen e “anonimëve të porositur të call centerave të Partive”, kur e nisin: E kush je ti që llomotit kot? E kush të njeh ty? E çfarë ke bërë ti?
Këto pyetje janë e vërteta e pastër sepse burojnë nga paradoksi i skllavit..
Skllavi quan vepër dhe akt, qëndresë dhe rezistencë, vetëm atë që e sheh në media, të faktorizuar në “debatin publik”, të analizuar nga studiot televizive, e të pasqyruar nga çdo gazetë e portal…
Sepse skllavi, jeton me “lajmin e fundit”, ushqehet me “lajmin e fundit”, formësohet e bindet me “lajmin e fundit” dhe bëhet ithtar e fanatik i “lajmit të fundit”…
Mua që nuk më sheh në “lajmin e fundit”, nuk më njeh, nuk më kupton, i dukem i çuditshëm, llomotitës, njeri kot, krejt pa lidhje, sepse skllavi nuk di të mendojë…
Skllavi është qytetar me rimbushje, jo qytetar që mendon…
Po nuk u mbush e rimbush me “lajmin e fundit”, skllavi humbet busullen, hutohet, panikohet…
Dhe ky Arian Galdini që nuk është kurrkund në “lajmin e fundit”, për skllavin, për “qytetarin me rimbushje”, ky Arian Galdini është llomotitës, njeri kot, e një mijë të këqija…
Ska si e kupton Arian Galdini, “qytetari me rimbushje”…
Sepse nuk e mendon dhe nuk e kupton dot “qytetari me rimbushje”, se Arian Galdini është i ndaluar, bllokuar, çensuruar, mohuar, shpërfillur, e i sulmuar nga Regjimi Rama - Berisha por edhe nga Oligarkët dhe Pronarët e Mediave dhe nga mediat e gazetarët që i shërbejnë Regjimit Rama - Berisha..
E pse ndodh kjo?
Sepse Klubi i Plaçkaxhinjve Rama - Berisha, pra Hajdutet, e dinë shumë mirë se Arian Galdini është i vërtetë dhe i zoti..
Kësisoj, urdhëri suprem i 2 Liderëve Supremë, është që Arian Galdini të jetë i dënuar me harresë dhe mohim dhe të sulmohet papushim me baltë, vrer e shpifje…
A e kuptojnë dot këtë “qytetarët me rimbushje”?
Jo.
A e kuptojnë këtë qytetarët e thjeshtë e të ndershëm dhe të papërlyer?
Mbetet për tu parë…
Të lutemi e të shpresojmë që po.
🇦🇱🙏
.png)



Comments