Lëvizja Rinisje, këmbëngulje për të sjellë shpirtin atje ku ka mbetur vetëm forma
- Arian Galdini

- Oct 24
- 1 min read

Atëherë kur të gjithë mendonin se gjithçka ishte ndarë, ne pamë boshllëkun dhe e morëm si ftesë për të krijuar.
Nuk kërkuam asgjë që ishte gati.
Nuk trashëguam e as na investuan apo dhuruan strukturë, as aparat, as logjistikë e as burime njerëzore e as plan mediatik.
Trashëguam vetëm një boshllëk thelbësor, mungesën e vlerave në jetën publike.
Dhe aty vendosëm të mbjellim.
Neoshqiptarizmi, si udhë dhe dritë, nuk është dogmë, por frymë.
Nuk është kthim pas, por kthim në rrënjët që ushqejnë të ardhmen.
Në një kohë kur partitë mashtrojnë me shifra dhe sondazhe, ne zgjedhim të matemi me thellësinë e mendimit, me ndershmërinë e qëllimit dhe me të vërtetat që nuk shiten në studio.
Ne besojmë se politika është një akt moral, dhe drejtësia nuk është teknikë, por kusht për të pasur shpresë në një shoqëri.
Kjo është LRE, kjo është Lëvizja Rinisje, këmbëngulje për të sjellë shpirtin atje ku ka mbetur vetëm forma.
Gëzuar 5 vjet LRE🇦🇱🙏🫶
24 tetor 2025
5 vjet LRE🇦🇱🙏🫶
.png)










Comments