Lexoj komente të herëpashershme:
- Arian Galdini

- 1 day ago
- 3 min read

Pse nuk bëheni bashkë?
Pse nuk i bashkoheni Popullit?
Pse nuk i bashkoheni Rinisë?
Pse përçani Protestën?
Nga të vemi? Nuk dimë nga të vemi, pse na bëni konfuzë?
Ok, më lejoni tju bëj nja dy sqarime të vogla, ju lutem nëse keni mirësinë dhe dëshirën të kuptoni.
Së pari, në vitin 1990, luftuam për Pluralizëm Politik, e jo për të ndarë 1 Mendim, 1 Parti, 1 Sundim, me 2, 3 apo 4 të tjera.
Pluralizmi Politik është i shenjtë si liria.
Të gjithë ne kemi të drejtën e ekzistencës, të gjithë të ndryshëm, secili në të drejtën e vetë të ekzistencës.
A e kuptoni, që gjuha militare e bunkerizuese e “bashkimit”, synon ushtri e llogore por jo liri??
Bashkohen ata që janë të ngjashëm, njëlloj, apo ata që kanë një qëllim të përbashkët…
Nëse unë kam 6 vjet që ju them çdo ditë, se ne nuk jemi të ngjashëm e njëlloj me askënd, ju lutem, a e kuptoni se kjo do të thotë se nuk mund të bashkohemi me kërkënd që nuk është si ne, i ngjashëm me ne apo njëlloj me ne.
Ah, për tu bashkuar me “dikë” a “disa” për qëllime të përbashkëta,duhen proçese e parime.
Se duhet të ulemi e flasim, duhet ti shpallim publike, qëllimet, parimet, vlerat dhe proçeset.
Bashkime mekanike, vetëm në kazerma ka…
Me vjen keq.
Sa për përçarjen, a ka mundësi të ma thoni, se unë nuk e kuptoj…
Ore si u bëka përçarja nga jashtë????
Se unë e di që përçarja vjen nga brenda, jo nga jashtë…
Unë dhe ne si Rinisje, nuk kemi qenë kurrë as pjesë as palë, e as të përfshirë apo në bashkëpunim a bashkëveprim me askënd, askënd.
Madje i kemi bërë kaq të qarta distancimet e pozicionet tona larg e ndryshe prej të tjerëve, saqë nuk e di, a ka ndonjë njeri që mund të thotë se unë apo ne, kemi lënë ndonjëherë të kuptohet a nënkuptohet nëse jemi apo duam të jemi me të tjerë.
Jo.
Jemi qartësisht në Shtegun tonë të Vetmisë.
Jemi qartësisht në Korsinë tonë.
As përçajmë kërkënd, as duam të përçajmë ndokën, e as ka shanse e mundësi që ne të përçajmë dikë a këdo, ku nuk jemi as pjesë, as lidhje as ndërlidhje.
As kemi e as duam të kemi të bëjmë me të tjerët.
As duam të përçajmë askënd e as duam të përfitojmë nga askush.
Ore, ne nuk jemi Protesta.
Ne nuk jemi Protesta.
Ne nuk kemi lidhje me Protestën a Revolucionin.
Ne nuk jemi Protesta.
Ne jemi Urtësia, jemi Shqipëria Mendonjëse.
Fiksojeni.
Kemi filozofinë, vizionin, doktrinën, programin e qëllimin tonë.
Nuk kemi asnjë lidhje me askënd tjetër.
Fare, fare, fare.
Ju që ndiheni konfuzë e nuk dini nga të shkoni, është njëlloj si të hyni në një Restorant e të ankoheni pse ka Menu.
Zgjidhni more njerëz të mirë.
Zgjidhni.
Zgjidhni çfarë ju do zemra e shpirti e kë ju do zemra e shpirti.
Shkoni aty ku ju thotë zemra e shpirti në liri e dinjitet të plote.
Kaq.
E sa për përçarjen, ju lutem, mos më bëni të flas më shumë se e kam mbyllur atë kapitull.
Por ata që ju i quani si Revolucioni, Protesta, Flamingot apo Populli a Rinia, po i thonë njëri tjetrit gjithë të këqijat e kësaj dynjaje..
Ata po zihen me “grushte e hekura”.
Ata po rrihen e copëtohen e akuzohen e ndërakuzohen çdo ditë pa pikën e mëshirës me njëri tjetrin e kundër njëri tjetrit…
E po i përçakam unë ata…
Po i përçakam unë qe as ua kam parë bojën, e as dua tua shoh bojën..
Aman, ju lutem.
Mendoni e kuptoni.
Mendoni.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini



Comments