top of page

LRE dhe Arian Galdini: Misioni dhe Misionari që nuk mund të ndahen kurrësesi nga njëri-tjetri!

ree

Nga Gent Sinani


NënKryetar i LRE


Në jetën politike e shoqërore të një kombi ndodhin ngjarje që nuk maten vetëm me kalendarin e ditëve, por me peshën që mbajnë në historinë e ndërgjegjes kombëtare.


Dorëheqja e Arian Galdinit si Kryetar i Lëvizjes Rinisja është një nga ato momente që nuk mund të lexohen thjesht si akt procedural apo si ndryshim drejtuesish.


Është një akt që bart një kuptim më të thellë, dëshminë e një misionari që nuk lidhi kurrë fatin e misionit me fatin e vet personal.


Arian Galdini është themeluesi i LRE.


Ai është frymëzuesi i saj, ai që ndezi flakën e Rinisjes në vitin 2020 kur Shqipëria ishte e zhytur në një terr të gjatë mosbesimi politik.


Në atë çast, kur pluralizmi shqiptar rrezikonte të mbetej një fasadë e shterpë, Galdini u shfaq me vizionin e tij të qartë: një të djathtë humane, të bazuar mbi virtytin, dinjitetin dhe besëlidhjen morale.


Ky vizion nuk ishte vetëm një program politik, ishte një filozofi e re për Shqipërinë, një rrugë e re për ata që besonin se politika nuk është thjesht lojë pushteti, por art i shërbimit ndaj njeriut.


Prandaj LRE dhe Arian Galdini janë të pandashëm. Misioni dhe misionari janë dy anë të së njëjtës medalje.


Lëvizja nuk do të kishte lindur pa Galdinin, po as Galdini nuk do të ishte ai që është pa Lëvizjen.


Ata ushqejnë njëri-tjetrin, si ide dhe mishërim, si frymë dhe veprim.


Dorëheqja e tij është dëshmi se ky mision është më i madh se një njeri, por në të njëjtën kohë, ky mision nuk mund të kuptohet kurrë jashtë shembullit të atij që e nisi dhe që e ndezi.


Në thelb, LRE është një projekt emancipues. Ai nuk synon të krijojë një parti të zakonshme për pazare të përditshme politike.


Ai është një shkollë vlerash dhe filozofie politike.


Arian Galdini e konceptoi Rinisjen si një udhë që çliron mendimin e së djathtës nga kthetrat e klientelizmit dhe e rikthen atë në shinat e dinjitetit dhe besimit te Zoti, te kombi, te njeriu i lirë.


Në këtë kuptim, ai nuk është thjesht një kryetar që dha dorëheqjen.


Ai mbetet misionari që e mishëroi këtë doktrinë dhe që do të mbetet gjithmonë referencë për të gjithë ata që ecin në këtë rrugë.


Në politikën shqiptare kemi parë liderë që e identifikojnë veten me partinë dhe që e shohin çdo strukturë politike si pronë personale.


Shembulli i Galdinit është i kundërt, ai e dëshmoi se lideri i vërtetë është ai që ngrihet mbi vetveten dhe e vendos misionin mbi egon.


Ky gjest nuk e ndan atë nga Lëvizja, përkundrazi e bën bashkim të përjetshëm, sepse e kthen emrin e tij në shembull dhe jo në pengesë.


Lëvizja Rinisja hyn sot në një etapë të re, ku çdo anëtar e mbështetës është thirrur të bëhet dëshmitar i gjallë i kësaj filozofie.


Sepse LRE është më shumë se një organizatë, është një komunitet besëlidhjesh që mbështeten në virtyt dhe në shpresë.


Ky komunitet nuk mund të ndahet kurrë nga figura e themeluesit të tij, sepse çdo fjalë, çdo akt, çdo ide e Arian Galdinit është bërë themel mbi të cilin qëndron kjo ndërtesë politike.


Në këtë kuptim, LRE dhe Galdini janë një trup i vetëm, një frymë që jeton e rritet.


Lëvizja nuk ka humbur liderin e saj, sepse lideri është i pranishëm në çdo frymëzim, në çdo vizion, në çdo qendrim që do të marrë kjo Lëvizje në të ardhmen.


Ai është shembulli i misionarit që nuk largohet kurrë, edhe kur nuk mban më titullin e kryetarit.


Këtu dua të pohoj me bindje të plotë se e ardhmja e LRE është e ndritur.


Ajo qëndron mbi një doktrinë të pastër, mbi një filozofi të qartë politike, mbi një komunitet të gjallë që beson.


E djathta humane nuk është një slogan, por një doktrinë që shpalos një horizont të ri për Shqipërinë.


Është një projekt që vendos njeriun në qendër, jo si instrument për vota, por si qëllim në vetvete.


Ky është themeli mbi të cilin Galdini ndërtoi, dhe ky është themeli mbi të cilin ne do të ecim.


Historia e LRE nuk ka për t’u ndarë kurrë nga historia e Arian Galdinit.


Ata që përpiqen ta lexojnë këtë akt dorëheqjeje si ndarje, gabojnë në themel.


Sepse ajo që ndodhi është e kundërta: LRE dhe Galdini janë bashkuar edhe më fort, jo si strukturë dhe individ, por si mision dhe misionar.


Ky është bashkim i përjetshëm, që nuk mund të zhbëhet nga asnjë rrethanë politike apo nga asnjë zhvillim i kohës.


Në këtë udhë të re, çdo anëtar i LRE është thirrur të bëhet pjesë e këtij bashkimi, të marrë përgjegjësinë për ta mbajtur të gjallë flakën që u ndez pesë vite më parë.


Ky është momenti i besimit, i shpresës dhe i qendresës.


Sepse misioni vazhdon, dhe misionari është gjithmonë me ne, si shembull, si frymëzim dhe si dëshmi e gjallë.


Prandaj unë them me bindje: LRE dhe Arian Galdini janë tashmë misioni dhe misionari që nuk mund të ndahen kurrësesi nga njëri-tjetri.


Ky është fati dhe trashëgimia jonë.


Ky është besimi ynë i përbashkët.


Gent Sinani


NënKryetar i LRE

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page