LRE nuk u ngjiz nga pazarët e zakonshëm të politikës shqiptare
- Arian Galdini

- Oct 24
- 1 min read

Lëvizjet e vërteta nuk lindin për të numëruar vitet, por për të ndezur brezat.
Pesë vite më parë, një zë nisi të dalë nga heshtja kolektive.
Jo për të britur më fort, por për të menduar më kthjellët.
LRE nuk u ngjiz nga pazarët e zakonshëm të politikës shqiptare.
Lindi nga nevoja për të thënë se Shqipëria meriton më shumë se ujdia me konsensus negativ e Pakicave Plaçkitëse, ajo meriton një ringjizje.
Për pesë vjet kemi ndërtuar themele të padukshme, por thelbësore, besimin te mendimi, shpresën te virtyti, guximin te reflektimi, forcën jo te numri, por te drita e qëllimit.
LRE nuk është thjesht një parti.
Është shkolla e një forme të re të të qenurit shqiptar.
Në këtë pesëvjetor, kujtojmë jo fjalët që thamë, por heshtjen që thyem.
Jo zgjedhjet që s’fituam apo s’garuam, por vetëdijen që ngjallëm.
Sepse çdo njeri që sot guxon të mendojë më thellë, të flasë më pastër dhe të zgjedhë më me ndërgjegje, është pjesë e këtij rrugëtimi.
Gëzuar 5 vjet LRE🇦🇱🙏🫶
24 tetor 2025
5 vjet LRE🇦🇱🙏🫶
.png)


Comments