top of page

Me Arian Galdinin

Updated: May 12



Të dashur miq,


Këndi i Shpresës e mbylli ciklin e tij mbrëmë. E bashkë me Këndin e Shpresës e mbylli ciklin edhe e djeshmja ime dhe e jona bashkë, si “të ngecur në limbon e një rituali pa shpirt e pa frymë e pa gjallëri e pa gjallësi”…


Nesër unë nis një tjetër udhëtim, vetjak, vetmitar, pa pritshmëri e pa asnjë detyrim ndaj askujt e për askënd.


Prej nesër unë nis komunikimet e mia live, si vetmitar që rinis gjithçka nga e para, siç e nisa në marsin e 2020.


Prej nesër merr jetë komunikimi im i përditshëm live në rrjete që do quhet thjesht dhe vetëm e qartësisht vetëm e kthjelltësisht: Me Arian Galdinin🇦🇱🫶


Askush nga e djeshmja ime nuk ka më asnjë detyrim të më ndjekë e të vijojë.


Ftoj e mirëpres ata e gjithëkënd që dëshiron të jetë Komuniteti Galdini e : Me Arian Galdinin🇦🇱🫶


Duhet të vdesë plotësisht e vjetra, që të rilindë e reja.


Rinisja vjen veç me shpirt e frymë e trup e gjallëri e të re.


E vërteta na çliron të gjithëve.


Secili e të gjithë e vendosim në liri të plotë e me paqe e vetëdije të plotë nëse vijojme bashkë apo jo…


Asnjë detyrim askush.


Asnjë detyrim ndaj askujt.


Unë jam Arian Galdini, unë jam Rinisja.


Sot ia rins i vetmuar.


Kush do të vijë, Me Arian Galdinin🇦🇱🫶, vendoseni vetë…


Mirëpres vetminë, mirëpres këdo.🇦🇱🙏


Bekime e përqafime,


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page