top of page

Me gëzim të veçantë dua t’ju njoftoj se më 27 Mars 2026, në Vlorë, do të zhvillohet promovimi i librit tim “Neoshqiptarizmi”



Ky libër vjen thjesht si një botim i ri.


Ai vjen sepse koha jonë e kërkon.


Vjen në një çast kur shqiptaria rrezikon të mbetet kujtim që ruhet, por nuk ngre më, emër që trashëgohet, por nuk mjafton më të prijë.


“Neoshqiptarizmi” është përpjekja ime për ta kthyer në qendër pyetjen që sot nuk shtyhet më, si mund të ringrihet shqiptari jo vetëm në kujtimin e vetes, por në barrën e fatit të vet?


Ky është libri i një domosdoshmërie, jo i një komoditeti, i një thirrjeje për kthjelltësi, jo i një zbukurimi të mendimit.


Për mua, promovimi i këtij libri në Vlorë ka një kuptim të veçantë dhe të ndjerë thellë.


Vlora është qyteti ku kam jetuar vitet e rinisë sime të hershme, një qytet që mbetet në kujtesën time si pjesë e pandarë e formimit tim, e asaj moshe kur njeriu nis të kuptojë çfarë do të dojë, çfarë do të mbajë dhe çfarë nuk do ta tradhtojë më.


Prandaj kthimi im këtu, për të ndarë këtë libër me lexuesit, me miqtë dhe me dashamirësit e mendimit, është për mua një gëzim i rrallë.


Ftoj me zemër këdo që ka dëshirë të jetë i pranishëm në këtë takim, dhe në mënyrë të veçantë miqtë e mi të vjetër në Vlorë, nëse duan të na bashkohen në këtë promovim që për mua ka peshë të veçantë.


📚 Promovimi i librit: Neoshqiptarizmi

👤 Autor: Arian Galdini

📅 Data: 27 Mars 2026

🕦 Ora: 11:30

📍 Vendi: Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë


Ju mirëpres me nderim.


Sepse ka libra që nuk kërkojnë vetëm lexim, por prani; jo vetëm sy, por barrën e një njeriu përballë tyre.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page