Më gjeti belaja:

Unë kam një jetë të tërë që “persekutohem”, “poshtërohem”, “masakrohem”, nga e gjithë Elita Drejtuese e PD, por edhe nga “masa të tëra” të ashtuquajturish apo të vetëdeklaruarish “militantë të PD”, nga call centera, milici virtuale vreri, profile anonime, që çdo ditë më mallkojnë, shajnë, nënçmojnë, me fjalorin më banal e më vulgar e më të ndytë që mund të ketë imagjinata më e çartur dhe psiqiatrike e gjirizeve të këtij Rruzulli.
Kam 36 vjet që jam krejt i mohuar, penguar, bllokuar, ndaluar, penguar në çdo gjë që ndërtoj e ngre me djersën e mundin tim, pikërisht për shkak të luftës hibride e speciale që Elitat Drejtuese të PD dhe të gjithë Kryetarët e PD, nga i pari tek i fundit e pronari me tapi.
Më kanë quajtur, hiç, kot, delirant, dështak, bosh, zero, mashtrues, servil, lëpirës, patronazhist, Soroist, i shitur tek Rama, shërbëtor i Edi Ramës, këlysh i Ramës, Veliajt, Sorosit, Ballukut, e ku di unë çfarë skizofrenie e shëmtie tjetër…
Më kanë sharë e mallkuar çdo ditë mua e çdo anëtar të familjes sime..
Më kanë thënë e kërcënuar se do më vrasin, gjakosin, ndëshkojnë..
Kanë përdorur fjalorin më brutal e pornografik dhe kamasutrues kundër meje, listës sime të dasmës, pragut të shtëpisë sime, të gjallëve e të vdekurve të familjes sime…
Dhe kur unë u detyrova të bëja videomesazhe për ta adresuar problemin nga “ushtria e milicive të vrerit” qofshin reale qofshin virtuale me profile fallco, drejt e tek Kreret e PDsë, të gjithë mu turrën me komente të llojllojshme moskuptimi…
Çfarë vuaj unë mbi kurriz, nuk mund ta kuptoni ju.
Jetën time, nuk mund ta kuptoni e as gjykoni ju.
Duhet të vishni lëkurën time, këpucët e mia, e pastaj ejani e flasim.
Unë kërkova 4 ditë rresht me Postime në Facebook dhe me Videomesazhe, që krerët e PD të më tregojnë: Ku janë faktet, provat, gjurmët e shërbimit të Arian Galdinit ndaj Edi Ramës, Sorosit, Veliajt, Ballukut.
U kërkova ti nxjerrin faktet dhe provat.
Ua kërkova me tekste dhe videomesazhe të publikuara në Facebook e rrjete të tjera sociale.
Publikova papushim edhe nr tim personal të cel: 0684060131.
Ata as e vunë ujin në zjarr që të më sqarojnë apo përgjigjen.
Atëherë, unë u bëra telefon dhe i pyeta drejtpërdrejtë:
A keni gjë me mua? A keni luftë me mua? Dhe a keni prova e fakte kundër meje???
Kaq
Asgjë më shumë e asgjë më pak.
Telefonova Flamur Nokën dhe Sali Berishën.
Të dy ata më deklaruan shkurtazi: Se ata dhe PD nuk e mbështesin këtë “katrahurë” negativiteti e vreri. Dhe më thanë se: PD nuk e ka luftën me Arian Galdinin. Madje Sali Berisha shkoi më tej e më tha: Më dërgo emrat dhe mbiemrat e cilitdo aktivisti apo drejtuesi real të PD që bëhet pjesë e “gjirizit virtual” në Rrjetet e mia sociale.
Pra kaq.
Vetëm kaq.
As u mora leje, as u kërkova leje, as i bëra shokë, as më bënë shokë, as u bëmë miq, as u bëmë aleatë e asgjë.
Kaq.
Sqaruam batërdinë e komenteve të vrerit dhe të milicive virtuale të vrerit.
As Noka me Berishën nuk u bënë miq e shokë e kolegë e bashkëpunëtorë me Galdinin, e as Arian Galdini nuk u bë mik e shok e koleg e aleat e bashkëpunëtor me Nokën dhe Berishën…
Tani e gjitha ndodhi live në Komunikimin e mbrëmshëm live në Facebook e Rrjete të tjera sociale.
Nuk ishte e fshehtë, nuk ishte konspiracion e as private.
Ishte publike, live mbrëmë, ajo që ndodhi, në bisedën : “Me Arian Galdinin”…
Tani nuk e kuptoj sot, se përse kaq shumë mllef, sharje, zhgënjime, tërsëllimë e vulgaritet, nga ata që e paskan marrë këtë që ndodhi: Si rënie të perdes, si zbulim të së vërtetë se Galdini i shërbeka Berishës dhe Nokës…
O Zot i madh…
Po si more i vlerësoni kaq përciptazi e sipërfaqësisht njerëzit?
Pse?
Të paktën mos shani, mos mallkoni, e mos u zhgënjeni për shkak të imagjinatave tuaja e as për shkak të keqkuptimeve në kokën e botëkuptimin tuaj…
Unë jam Arian Galdini dhe jam vetëm me Arian Galdinin dhe LRE.
Nuk kam qenë ndonjëherë i askujt tjetër përveçse i Arian Galdinit dhe i LRE.
Dhe nuk do të jem kurrë, kurrë, i askujt tjetër përveçse i Arian Galdinit dhe i LRE.
Mblidheni mendjen.
Unë mbaj përgjegjësi për jetën time, jo për copëzat që kujtoni se njihni e gjykoni ju.
Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them e shkruaj unë, jo për çfarë kuptoni e keqkuptoni shkarazi e përciptazi e sipërfaqësisht e si tju teket e kur tju teket juve…
Kaq.
Faleminderit e Paqe🇦🇱🫶





Comments