top of page

Më kënaqin fare këta komentuesit e njerëzit që më japin herë urdhëra, herë porosi, e herë këshilla:


Dil në Shesh, mbështet Popullin, mbështet Rininë, mbështet Flamingot që janë aty prej gati 3 muajsh.


Ose:


Dil atje në krye, merr përgjegjësi, dil atje e fol e merr frenat në dorë…


Nuk e di a e kanë seriozisht, a mendojnë realisht kështu apo thjesht nuk dinë ç’shkruajnë e ç’mendojnë..


Por:


Një sqarim përfundimtar duhet ta jap:


Unë jam Arian Galdini e jam në korsinë time të vetmisë, në shtegun tim të vetmisë.


Nuk jam ndjekës, as mbështetës, as numëror.


Ndoshta nuk ju pëlqen kjo e vërtetë.


E megjithatë kjo është e vërteta e pastër dhe e kulluar.


Kam shumë kujdes, prej 36 vitesh, shumë kujdes e merak, që fytyrën time dhe emrin tim mos ta bashkangjis me këdo e gjithëkënd e sipas berihajit…


Në 36 vite, fytyra ime dhe emri im dhe personi im e kanë dhënë praninë vetëm aty ku unë kam gjetur të singjashëm, ose përfaqësues e drejtues të denjë të mendimwve e kauzave dhe parimeve të mia.


Andaj, kam qëndruar më së shumti në vetmi.


Më vjen keq, por në këtë jetë, një jetë kemi e gjithçka kemi është vetëm fytyra jonë, emri ynë, dhe integriteti e dinjiteti ynë.


Nuk i jap dot për askënd e asgjë.


Gjithashtu, nuk bashkohem dot me njerëz që nuk i njoh, e aq më pak ka gjasa që unë të bashkohem me njerëz që i njoh mirë.


Nuk kam asgjë kundër askujt aty tek Flamingot, gjithësesi, nuk e gjej veten kurrkund tek askush e tek asnjëri aty.


Nuk jam kundër tyre, nuk jam as pro tyre.


Kaq e thjeshtë është.


Si mund të këmbëngulni të më ftoni e kërkoni mua të bashkohem me njerëz që nuk i njoh, apo me njerëz që i njoh mjaft mirë, jashtë vullnetit tim, e kundër parimeve të mia?


Sepse nëse unë shkoj e shfaqem aty, ose jam popull, qytetar, e thjesht një numër më tepër, ose bashkohem me ata që përbëjnë “konglomeratin organizativ” ose shtoj “veten a copëzën time modeste” në “konglomeratin organizativ”…


Numëror nuk jam. Një më tepër nuk dua të jem. Sepse nuk e shoh veten si mbushes sheshi a salle.


Edhe me “konglomeratin organizativ” nuk dua fare të kem asnjë lloj pune e raporti.


Zero.


A e kuptoni dot këtë?


Po jua them me ndershmëri të plotë, gati gati të plot vetërrëfim vetëdëmtues për mua.


Sepse të tilla nivele vetërrefimi janë gjithmonë të pakuptueshme dhe të keqkuptueshme e keqintepretueshme nga mendjet e liga ose nga mendjet e vogla dhe nga skuthokratët.


Tjetër.


As që bëhet fjalë, që unë të shkoj aty tek Sheshi i Flamingove të kërkoj mikrofonin.


Pikerisht sepse e respektoj dhe nderoj sakrificën e të gjithë atyre që me apo pa “pëlqimin tim e të qytetarëve”, kanë meritën e mbajtjes gjallë të kësaj Proteste kaq të gjatë e rezistente.


Është merita e tyre e gjithçka u takon atyre.


Unë nuk kam asnjë lidhje, asnjë të drejtë, e asnjë detyrim ndaj tyre.


Zero.


Ata dashtë Zoti kanë sukses.


Do të ishte e pandershme nga ana ime, nëse do të mendoja apo imagjinoja veten time sot në përpjekje qoftë edhe qëllim-mbarë për tia bashkuar punës së tyre pas 3 muajsh sakrifica të jashtëzakonshme.


Ju të dashur qytetarë shqiptarë, që besoni tek Flamingot, tek Revolucioni apo Protestat apo quajini si të doni, nuk duhet të keni asnjë dilemë, se ju kur keni dalë në Shesh, e kur dilni në Shesh, po ndiqni ata që ju thërrasin, njoftojnë, caktojn oraret, japin mikrofonin, zhvillojnë proçesin dhe ritualin e fjalimeve e marshimeve të përditshme.


Ju ua dini emrat dhe fytyrat atyre.


Nderoni e ndiqni ata sepse ata keni besuar e tek ata keni vendosur besimin dhe shpresat tuaja.


Është e pandershme të më kërkoni mua, të bëhem i pandershëm e i padenjë, që të vij aty ku ju e dini se ka “zot shtëpie”…


Ç’punë kam unë aty?


Ç’lidhje kam unë aty?


A e dini kush ju fton?


A e dini kush i ka megafonët?


A e dini kush i cakton oraret, mesazhet, kërkesat, folësit?


A e dini kush ju thërret në marshim?


A e dini kush i kontrollon e komandon mikrfonat, kamerat?


A e dini kush del në media, TV, gazeta, portale, rrjete sociale si nismëtar, organiator, drejtues, përfaqësues, fytyrë apo zë për Flamingot, Revolucionin a Protestat?


Nëse i dini, ndiqini e besojini.


Ata meritojnë besimin tuaj e përkushtimin tuaj deri në fund.


Sepse ju që dilni atje, ndiqni ata e besoni ata.


Nuk më keni ndjekur mua, nuk më keni besuar mua.


Vazhdoni e ndiqni e besoni ata.


Ata që keni në krye, ata besoni.


Kështu e kërkon nderi e rregulli e morali e burrnia.


Unë nuk kam lidhje fare, fare, fare.


Ore asnjë lidhje. Fare, zero.


Nuk bëhem dot as vizitor në shtëpinë e tjetrit, se nuk di e nuk dua të jem numëror, e nuk më takon kurrësesi e nuk ia lejoj vetes në asnjë mënyrë të mendoj apo imagjinoj të bëhem zot apo pleqnues në shtëpinë që ka zot.


Aty ka zot.


Kuptojeni.


Ndiqini e besojini ata që ndiqni e besoni.


Kaq.


Unë jam zot në shtëpinë time.


Shtëpia ime është LRE Rinisja.


Kush më do mua në prani e shërbim, vjen në dt 21 gusht, ora 18.00 në Sheshin Skënderbej ose në Hotel Tirana International.


Unë Arian Galdini do të jem në dt 21 gusht, ora 18.00 në Sheshin Skënderbej, ose për qytetarët në Marshim, ose për LRE Rinisja në Kuvendim.


Vendimin e marrin qytetarët me praninë e tyre në secilën nga këto dy mundësi të hapura.


Kaq.


Paqe e mirësi.


21 gushti nuk është aspak kundër Flamingove, as karshillëk ndaj Flamingove, as konkurencë me Flamingot.


Ska lidhje fare me Flamingot.


Fare.


21 gushti i bekon Flamingot, e nis udhën e vetë për dhe me Rinisjen.


Ne gjithmonë kemi qenë në korsinë tonë.


E të tillë do vijojmë.


Flamingot janë Protesta, ne jemi Rinisja.


Flamingot janë Revolucioni, ne jemi Rinisja.


Flamingot janë rezistenca, ne jemi Urtia.


Asnjë konflikt, asnjë përcarje, asnjë lidhje, e asnjë ndërlidhje.


Entitete, ngjarje e organizime të ndryshme, kultura e botëkuptime të ndryshme.


Nuk besoj se Shqipëria duhet të mbetet ose tek PS, ose tek PD, ose tek Partitë e Reja, ose tek Flamingot.


Besoj se biem dakort që Shqipëria bëhet më e bukur e më e madhe e më e drejtë me pluralizëm real, për këtë ne besojmë se ka nevojë edhe për Rinisjen.


Suksese Flamingo.


Por ne jemi Rinisja.


Paqe🇦🇱🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page