top of page

Mjaft, mjaft, mjaft me mendje të liga e dyshimtare


Mjaft.


Po të isha i Berishës, do të isha në mediat e Berishës, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet Pro Berishës.


Po të isha i Ramës, do të isha në mediat e Ramës, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet Pro Ramës.


Po të isha i Veliajt, Ballukut, Sorosit, Izraelit, SHBA, Sionizmit, e ku di unë çfarë sajoni ju, do të isha në të gjitha mediat e Shqipërisë, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet nga më i madhi tek më i vogli, nga më i rëndësishmi tek më i parëndësishmi.


Po të isha i “Lojës”, do të isha në Podcastet e pafundme “të pavarura e private”, e do lexonit për mua në gazetat e portalet e Televizionet e gjithëfarësojshme.


Mjaft de mjaft se latë nam.


Si e shpjegoni që unë qenkam “i Këtyre”, e qenkërkam i vetmi, në vetminë time, me vetëm rrjetet e mia sociale?


A nuk e kuptoni vallë se jam i vetmi, që nuk më duan “asnjëri”, “askush prej Këtyre”?


A e kuptoni se jam i vetmi i dënuar me harresë, i ndaluar, çensuruar, bllokuar, penguar, mohuar, shpërfillur, qesharakëzuar, tallur, injoruar, jo vetëm në Mediat e Regjimit, Oligarkëve e Të Tjerëve rreth tyre por edhe në të gjitha Podcastet e Portalet “e pavarura e private e personale” që janë me mijëra????


E pse ndodh kjo?


Sepse nuk jam pale e pjesë me askënd nga këta. Me askënd.


Madje jam përballë të gjithëve.


Përballë. Jo kundër. Përballë.


Jam i vetmuar, në Shtegun e Vetmisë, plotësisht i vetëdijshëm e me vendimin tim, dhe kësisoj krejt i vetmi dhe qartësisht i vetmi dhe thelbësisht i vetmi që nuk ka asnjë lidhje e asnjë ndërveprim, asnjë shkëmbim, asnjë pazar, asnjë transaksion me askënd nga Regjimi i Tiranës, PS, PD, PLSI, Veliaj, Basha, Balluku, Soros, Izrael, Rama, Berisha, Sigurim Shteti, Ish Regjim Komunist, etj, etj.


Fiksojeni mirë këtë në mendje e kuptojeni qartë.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page