top of page

Mjerë, mjerë ai qytetar, ata qytetarë, ajo shoqëri e ai popull, që e kërkon përmbysjen e të Ligut nga Dëshpërimi, e jo nga Mospajtimi Moral

2 hours ago
4 min read

Dëshpërimi, është fjala e fundit, e pas humbjes së shpresës.


Mospajtimi Moral, është guximi për me e ndal të keqen tek vetja e prej teje që në gjenezë.


Mospajtimi Moral është ai Revolucioni i Vogël i çdi qytetari, kur i thotë vetes: Le të të rrjedhë e keqja ngado e kudo, le ta mbulojë e keqja botën, por jo nëpërmjet meje, jo nga unë e asesi brenda meje…


Mjerë, mjerë ai qytetar, ata qytetarë, ajo shoqëri e ai popull, që e kërkon përmbysjen e të Ligut dhe Lindjen e Alternativës së Re nga Zemërimi, e jo nga Urtia e Mendimi.


Dalja në Sheshet e Bulevardet e Zemëratës, është e drejtë absolute e padiskutueshme e çdo qytetari. Dhe Zoti i bekoftë të gjithë Protestuesit si qytetarë në vendimin e praninë e besimin e tyre si Individë.


Por ka një dallim, mes Protestës dhe Protestuesit si E Drejtë Themelore e madje si Domosdoshmëri Demokratike e Lirie e Dinjiteti, dhe Industrisë së Protestave dhe Industrialistëve të Protestave…


Sepse Industrine e Protestave e administrojnë Matrapazët e Zemëratës.


Qytetari i lirë, i ndershëm, që proteston me shpirtin e praninë e tij, meriton nderim e respekt me përunjësi e dashuri.


E megjithatë, Protesta e Vërtetë, ajo e vërteta e organike e autentike, e paindustrializuar ka krejt tjetër natyrë nga çfarë ne kemi parë e po shohim prej 1990 e sot, e prej 29 majit 2026 e sot…


Koha do ta dëshmojë këtë që po them unë e po shkruaj unë në këto ditë e javë e muaj.


Le tia lëmë kohës fjalën e fundit…


Sot e di që shumica dërrmuese janë nën adrenalinën e ngjarjeve dhe emocionet e shpresat dhe besimi i gjithçkaje po ndodh janë të larta, tepër, tepër të larta, edhe për shkak të amplifikimit industrial mediatik e algoritmik në rrjetet sociale.


Sot e di e jam i vetëdijshëm dhe e has tejmase çdo ditë në çdo postim, se pak, krejt pak arrijnë të më kuptojnë, e shumica dërrmuese me shan, mallkon e akuzon e baltos padrejtësisht.


E di këtë.


Sidoqoftë, unë nuk marr ngjyrën e trysnisë publike..


Jam i vendosur ti qëndroj besnik ndërgjegjes sime dhe të vërtetave të mia, pa ia imponuar askujt.


Mos u shqetësoni, se unë nuk detyroj askënd as të më lexojë, as të më kuptojë, e as të më ndjekë.


Për rrjedhojë, asnjë dëm nuk i vjen askujt nga postimet e mendimet e mia.


Nuk jam as i famshëm, as politikan, as person publik, as njeri i rëndësishëm.


Nuk kërkoj as vëmendje, as famë, as vota, as kapital politik, asgjë.


Sju pëlqejnë mendimet e mia, mos i lexoni.


Sjeni dakort me mendimet e mia, më bëni bllok dhe delete.


Unë nuk kam asnjë detyrim publik e asnjë detyrim privat ndaj askujt.


Jam qytetar në të drejtën time.


E në rrjetet e mia sociale do shkruaj mendimet e qëndrimet e mia si i mendoj e si i besoj unë.


E asnjëri prej jush nuk ka bërë vezën e kuqe, që të pretendojë e kërkojë që mendimet tuaja, të vlejnë më shumë se të miat.


Secili ka të drejtën e mendimeve të veta, në Faqet e Rrjetet e veta personale Sociale.


Askush nuk i kërkon llogari askujt se çfarë mendimesh e ideshë ka e postoj e shkruan e flet në Faqet e Rrjetet e veta sociale.


Nuk lejoj e nuk pranoj e nuk toleroj askënd, të vijë këtu me sharje e fyerje e baltë e e paragjykime, e gjykime e pretendime e llogarikërkim e mbi mua pse sju pëlqejnë idetë e mendimet e fjalët e mia.


Kur të më tregoni detyrimin që ju kam, e sidomos kur të më tregoni se keni bërë vezën e kuqe, ejani e më sfidoni duke më kërkuar llogari këtu.


Përndryshe, këtu lejoj e pranoj vetëm debate e diskutime mbi idetë e mendimet, pa fyerje e pa kapërdisje matrahulash…


Edhe këtë historinë e sakrificave, mos ma sillni mua.


Secili bën e mban sakrificat që zgjedh, bazuar në mendimet, besimin e idetë që ka.


Askush nuk i mohon sakrificat e kurrkujt.


Por askush nuk mund të pretendojë e as imponojë sakrificën e vetë, si zhvleftësim apo asgjësim të sakrificës së tjetrit.


Secili zgjedh e mban sakrificën e vetë.


Askush nuk mund të shpallë se “sakrifica e tij/saj” është më e madhe, më e drejtë, më morale se “sakrifica ime”…


Askush.


Madje, nuk nuk ia lejoj, nuk ia pranoj e nuk ia toleroj askujt këtë guxim, për të zhvleftësuar sakrificat e mendimet e qëndrimet e mia, duke patur “bindjen” se “vepra e sakrifica e tij/saj” në Sheshe apo Bulevarde, sidoqoftë e çfarëdoqoftë ajo, qenkërkan më morale e më sipërore se sakrificat e mia…


Jo or jo…


Talebanët, Nazistët e Komunistët kanë bindjen, se ata kanë epërsi morale se luftojnë për “popullin e drejtësinë e lirinë”…


Ne të gjithë mbajmë peshën e vendimeve tona, duke shembullzuar e qëndruar besnikë të shpirtrave tanë, dinjitetit tonë personal, mendimeve e qëndrimeve e besimeve tona.


Secili e mban vetë peshën e vendimeve, veprimeve, sakrificave, mendimeve e qëndrimeve të veta e nuk ia imponon askujt si epërsi apo borxh moral.


Unë besoj tek Urtësia.


Unë besoj tek Zgjidhjet që vijnë nga Urtësia…


E unë besoj se një Komb, shoqëri, qytetar që zgjedh Urtësinë, ka edhe fuqinë të ndërtojë Alternativën e Transformimit të vërtetë.


Kush zgjedh Dëshpërimin, Zemëratën, Dhunën, Shpërthimin, le ta bëjë, por gjasat që edhe në Fitoren më Madhe, do prodhojë një të keqe të Re, janë maksimalisht të larta.


Tani për tani, nuk kuptohemi me ju të Dëshpërimit e Zemëratës.


Ndaj, le tia lëmë kohës.


Nëse nuk ju pëlqejnë mendimet e mia, më bëni bllok e delete.


Përndryshe, mos guxoni të më vini këtu me komente llogarikërkimi e sharjesh e pretendimesh, sepse di tju bëj unë menjëherë bllok e delete, pavarësisht se kush jeni.


Kaq

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page