Njëlloj, njëlloj: Pesë opozita, një sharje…

Vijnë e komentojnë tek unë Arqiomarksistët e Aleks Xinxës, e pasi mburren se kanë bërë namin në Bulevardin e Flamingove e Sheshet e Revolucionit, më shajnë e mallkojnë mua, e madje edhe më akuzojnë se unë qenkërkam “i shitur” dhe në “shërbim të Edi Ramës”…
Pastaj më vijnë Profilaktiksat e Profilaktik Lapajt po njëlloj si Arqiomarksistët e Aleks Xinxës, mburren se kanë që në 8 dhjetor që protestojnë e sakrifikojnë e përballen me Regjimin e Edi Ramës, herë me karrige, e pastaj me Flamingo, e tani me Studentë, dhe sigurisht e mbyllin me akuza e sharje për mua, se unë qenkërkam “i shitur” dhe në “shërbim të Edi Ramës”..
Nuk mungojnë sigurisht, Callcenteristat e Agron Shehajt, të cilët po si këta më sipër, rrahin gjoksin se po luftojnë korrupsionin e të korruptuarit e po përleshen në Bulevard e Sheshe, kundër Hajdutëve, janë edhe Flamingo edhe Studentë, por që këta shtojnë se Agron Shehaj është më i miri, më i bukuri, më i mencuri, më i dituri, më i zoti e më i ndershmi nga të gjithë Liderët e Shqipërisë, Ballkanit, Europës, SHBA dhe Madagaskarit. Në fund më shajnë mua si të shitur e shërbëtor të Edi Ramës.
Pjesën e luanit në sharje e mallkime e kanë patjetër e natyralisht arqiomarksistët e Sali Berishës që ndihen antikomunistë, por nuk e kanë problem të marrin çdo formë e përmbajtje që ua kërkon nevoja…
Ah, nuk duhen harruar “aktivistët vullnetarë” të të gjitha OJFve e OJQve e Fondacioneve të financuara nga Soros apo “prej Soros”, se edhe këta kanë fituar Projektin Revolucioni…
Kur kanë Projekte me Edi Ramën këta, Edi Rama është Nona…
Kur fitojnë Projektin Revolucioni, Edi Rama është Baba i Keq, që nuk duhet ta tradhëtojë Nonën “Shoqëria e Hapur”…
Të gjithë të njëjtën gjuhë, të njëjtat sharje, të njëjtat akuza e shpifje kundër meje..
Njëlloj, njëlloj..
Identik e njëjta gjuhë, logjikë e mënyrë të menduari..
E po mendoja:
Po pse lodhet Sali Berisha për ti bashkuar këta në Front Anti Rama…
Këta të gjithë e paskan zbuluar se Edi Ramën e mbaka në pushtet Arian Galdini..
E meqë kundër Arian Galdinit e paskan dakordësimin e bashkimin, le ta bëjnë më mirë Frontin AntiGaldini, që të rrëzojnë Edi Ramën..
🤣🤣🤣🤣





Comments