Mos na kërkoni në media...
Kamerat e Televizioneve, faqet e gazetave, hapësirat e portaleve, raportimet e gazetarëve, ftesat në studio e banaqe televizive janë vetëm me leje nga Regjimi, ose për përfitim nga Regjimi, ose nëse ke bërë pakt, ujdi, marrëveshje të hapur apo të fshehtë me Regjimin ose me njërin apo disa nga aktorët a faktorët apo Çifligarët e Regjimit.
Unë Arian Galdini në 51 vite të jetës sime, në 36 vite aktivizëm politik e civil dhe si zë modest publik, nuk kam zgjedhur kurrë e madje kam refuzuar çdo nënshtrim, pazar app bashkëpunim, çdo pakt e ujdi me Regjimin dhe me Aktorët, Faktorët dhe Çifligarët e tij.
Kam zgjedhur ngahera Shtegun e Vetmisë sepse kam dashur të jem i lirë, i dinjiteshëm dhe i vërtetë.
Prandaj, prej vitit 2016, nuk me shihni në asnjë media.
Prandaj fill pas betejës sime kunder Mafias Farmaceutike, kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shëndetësi, e kundër makabriteteve tek Onkologjiku, e kundër Ilaçeve të Skaduara e Fallcifikuara, mua Regjimi dhe Mafia Farmaceutike e gjithë Xhambazët e Pushtetshëm të Shqipërisë, më dënuan me harresë dhe më zhdukën nga çdo media e më bënë të ndaluar tek çdo media e tek të gjitha mediat.
Jam i dënuar me harresë nga Regjimi, Oligarkët, Mafia Farmaceutike dhe Pronarët e Mediave.
Ndaj mos na kërkoni në media.
Nuk do të gjeni asnjë gërmë e asnjë pamje, e asnjë fjalë tonën në media.
Madje, tashmë sikurse e kam njoftuar edhe unë vetë, kam vendosur edhe unë kufijtë e mi.
Nuk pranoj më asnjë ftesë në media, asnjë, as nga miq e shokë, nga askush, as nga të njohur e të panjohur, nëse nuk flasim për nismat, organizimet dhe përkatësinë e Arian Galdinit në LRE Rinisja dhe gjithçka Arian Galdini dhe Rinisja, janë, besojnë, zhvillojnë, synojnë…
Ose i ftuar me dinjitet, identitet e integritet dhe përkatësi të plotë, ose hiç fare.
Ore fare, fare, fare.
Sepse unë botoj libra, këta nuk më ftojnë si autor.
E quajnë reklamë.
Dhe kjo ndodh veç për mua.
Unë isha deri në 19 shtator 2025, Kryetar i LRE, këta më thonin se nuk të ftojmë dot si Kryetar Partie…
Dhashë dorëheqjen si Kryetar Partie, e nisa të shkruaj opede, ese, artikuj, libra, e prapë këta nuk më ftonin për çfarë shkruaja e mendoja unë…
Edhe nëse më bënin ndonjë ftesë, më prezantonin si analist, opinionist apo politolog, kur unë as jam, as kam qenë e nuk do të jem kurrë e as kam asnjë lidhje me të qenurit analist, opinionist apo politolog.
Deri tani edhe ato pakëz krejt pakëz ftesa që më janë bërë tek tuk ndonjëherë, kanë qenë për të folur për të tjerët, pa më lejuar të flas për kush jam, çfarë jam, çfarë besoj.
Kështu që mjaft është mjaft.
Ndalon këtu.
Asnjë ftesë, asnjë, nga askush nuk e pranoj më, nëse nuk më garantohet se do të flasim më parë për identitetin, idetë, besimin, alternativat, përkatësitë dhe angazhimet e mia dhe vizionin tim dhe të LRE.
Ky kusht është i pathyeshëm dhe i pakthyeshëm.
Unë jam Arian Galdini, e nuk jam zë publik se analizoj e kam opinione për të tjerët.
Unë jam Arian Gadini dhe jam zë publik sepse kam përkatësitë e mia si autor librash, si autor letërsie, eseshë, opedesh, opinionesh, por edhe si doktrinar e themelues i LRE Rinisja dhe si bartës e sherbestar i misionit ideologjik dhe politik të LRE Rinisja.
Vetëm nëse më ftojnë si të tillë, pranoj.
Por për analiza e opinione për të tjerët, pa folur më parë për “identitetin, idetë, nismat e vizionet e mia dhe të LRE”, as që ka më shanse të pranoj.
Zero shanse që unë të pranoj më.
Më mjaftojnë Rrjetet e mia Sociale.
Ka mjaftueshëm shqiptarë të mirë që më kërkojnë e më gjejnë e më ndjekin e më nderojnë e respektojnë në Rrjetet e mia Sociale por edhe në jetën reale.
Ndaj mos na kërkoni në media se nuk do të na gjeni.
Jemi dhe do të jemi vetëm në Rrjetet tona Sociale.
Bekime e përqafime,
Arian Galdini





Comments