top of page

Muaji shkurt u mbyll mbrëmë me ikjen e Liderit Suprem të Iranit në takim të posaçëm me djallin në Ferr…



Muaji shkurt u mbyll mbrëmë me ikjen e Liderit Suprem të Iranit në takim të posaçëm me djallin në Ferr…


Por nga ana tjetër në Shqipëri, muaji shkurt u mbyll me rrëzimin historiko - kalendarik të Edi Ramës nga Protesta e radhës madhështore e Partisë Demokratike.


Rënia e djeshme e Ramës u shoqërua me fishekzjarre të shumta dhe zjarre partizane tek ish - shtëpia e Diktatorit Enver Hoxha…


Sot jemi në një ditë të re dhe muaj të ri…


Sot e ka radhën Gavroshi Sali Delvina..

(Dikush më tha sot se Gavroshi ynë është kopja e re e Saliut me dialekt Delvine…)…


Ditë e re, rrëzim i ri i Ramës…


Muaj i ri, fillim i mbarë rrëzimesh të reja për Ramën..


Si tha Saliu i ri nga Delvina: Bashkohuni me ne, se Protesta funksionin… Mbretëreshën e rrëzuam. Tani të rrëzojmë mbretin…🤣🤣🤣


Gavroshi Saliu i ri nga Delvina ka 3 muaj që fle në karrige pasi ka hapur Tezgën e Protestave tek Sheshi para Kryeministrisë dhe po sakrifikon për popull e demokraci kundër hajdutit Edi Rama…


Por e ka të vështirë Gavroshi Saliu i ri nga Delvina, që ta ndjekë e kuptojë Saliun e vjetër…


Se nëse Saliu i ri nga Delvina ka hapur Tezgën e Protestave para Kryeministrisë, Saliu i vjetër djeg shtëpinë e Enverit në Bllok, e kërcënon se mund të shkojë edhe në Surrel tek shtëpia e Liderit Global…


Urime e suksese sot Saliut të ri nga Delvina në misionin e tij fisnik e demokratik për rrëzimin e Liderit Global.


Mars të mbarë ju uroj të gjithëve…


Dhe thoni të paktën, faleminderit Zotit që këta me kalendarin e Protestave të tyre një ditë Saliu i Vjetër e një ditë Saliu i ri nga Delvina, pasi shpallën rrëzimin e mbretëreshës Belinda Balluku, e përsëris, faleminderit o Zot që nuk morrën përsipër si sukses të Protestave të tyre kalendarike, se falë protestës që funksionon u realizua edhe asgjësimi i Liderit Suprem të Iranit…


Se me Liderin Global të Tiranë kanë rënë dakort ta rrëzojnë me radhë deri sa të fillojë Kampionati Botëror i futbollit..


Sa pastaj do ikin të gjithë me pushime tek resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll ose te ai i Samir Manes në Green Coast, ose në Madagaskar…


Muaj të mbarë të gjithëve…🤣🤣🤣🤣

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page