top of page

Na vjedhin! Poshtë hajdutët…

May 2
2 min read


Na vjedhin!


Poshtë hajdutët!


Këto janë dy parullat e mbarëshpërdoruara kudo e kurdoherë në çdo kohë, e jo vetëm në vendin tonë.


Të gjithë ata që duan të ngjiten lart, marrin vota, zgjidhen në Parlament, Këshilla Bashkiakë apo role, ofiqe, detyra, poste a pozicione politike, e marrin këtë refren dhe e shndërrojnë në muzikën e tyre të veprimit e shfaqjes.


Dhe shpesh, u ecën mirë.


Krijojnë frymë, masë, mbështetje, strukturë, mitingje, popullaritet dhe famë, e ka raste kur edhe mbërrijnë lart.


Por nëse këto parulla funksionojnë, e shumë njerëz e sidomos parti e politikanë prej tyre bëjnë hajër e ngjiten lart, pyetja themelore që do duhej të bënim është një dhe vetëm një:


Pse këto parullat dhe “njerëzit e partitë me këto parulla”, vazhdojnë papushim te ciklohen dhe riciklohen në çdo kohë, e prapëseprapë hajdutët dhe vjedhjet nuk po pakësohen e as ndalen, madje sofistikohen e thellohen e bëhen edhe më të mëdha????


Ata lart na vjedhin, e ne vazhdojmë i votojmë..


Ata lart na vjedhin, e ne vazhdojmë ua shesim votën e shpirtin.


Ata janë hajdutë, e ne i nderojmë.


Ata janë xhambazë e ne i quajmë “faktorë”.


Ata na plaçkisin e grabisin pa pikën e mëshirës, e ne themi, epo kanë numra, kanë vota, kanë popullin me vete.


Atëherë, ku qëndron problemi?


Tek ata që na vjedhin?


Tek ata që janë hajdutë e xhambazë?


Apo tek ne e tek kultura mbizotëruese qytetare?


Parullat e thirrjet e aksionet politike, e shpalljet e palosjet politike, kundër hajdutëve e kundër vjedhjeve, nuk ështe se kanë sjellë e as sjellin e as do sjellin kurrë asnjë ndryshim. Kurrë.


Në rastin më të mirë mirë do sjellin rokada ose ndryshim duarsh e taktikash te vjedhjeve e hajdutëve.


Ndaj Shqipërisë nuk i duhen as politikanë, as njerëz politikë, e as parti politike me parulla e pathos parullash kundër vjedhjeve e kundër hajdutëve.


Shqipërisë i duhet një politikë e madhe e qëndresës morale.


Shqipërisë i duhen shembullzuesit e së mirës që nuk ulërasin e gërthasin me parulla, por flasin me jetën e tyre e veprat e tyre.


Që ti japim jetë politikës, duhet ta bëjmë politikën jetë e model që flet pa mitingje, pa Marketing, pa video të kuruara, por me vërtetësinë e pathyeshme të shembullit.


Kjo është Rinisja, kjo është LRE.


Ne duam që qytetarët shqiptarë, të mos jenë ndjekës politikanësh e partishë.


Ne duam që qytetarët shqiptarë të jenë bashkeudhëtarë proçesesh e bashkëfarkëtues kulture me ne.


Ta rinisim!


Bëhemi bashkë për një Rinisje Kombëtare🇦🇱🫶🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page