Ndriçimi nuk matet me duartrokitje
- Arian Galdini

- Sep 30
- 1 min read

Ndriçimi nuk matet me duartrokitje.
E mat me mënyrën si prek jetën e dikujt, pa zhurmë, pa bujë, pa vetëlavdërim.
Të mbetesh i pastër kur mund të bëhesh i përshtatshëm.
Të jesh i drejtë kur mund të përfitosh nga rrethanat.
Të zgjedhësh të mos e deformosh as edhe një grimë të vërtetës tënde për rehati.
Kjo është rruga që të bën të jesh dritë, edhe kur je vetëm.
.png)










Comments